Samsung Galaxy S8 vjen në shkurt?
Sipas disa burimeve të reja, Galaxy S8 do të vijë më 26 shkurt, një ditë para konferencës MËC 2017.
Lajmi vjen nga llogaria e Twitter @Ricciolo1 të cilët poashtu kanë predikuar lansimin e Galaxy S7 dhe S7 Edge.
Nga cicërima e postuar thuhet se data është e konfirmuar, megjithatë, pas rrëmujës së Note 7, kjo datë mund të mos jetë e sigurtë.
Ndërkohë, thashethemet tjera bëjnë të ditur se S8 do të ketë kamera dyshe të njohura si “LightUp Camera” dhe “Light+ Camera”, të dizajnuara për të përmirësuar dritën dhe kthjelltësinë e imazheve në ambiente me dritë të vogël natyrale.