Përse na hapet goja kur e shohim tjetrin?
Neve na hapet goja gjatë gjithë kohës, por pse? Me intuitë ju do të mendoni se ka diçka të bëjë me “rizgjimin” tuaj kur ju jeni të lodhur, por edhe kjo teori është provuar e gabuar.
Hapja e gojës ekziston edhe në mbretërinë e kafshëve, por ne nuk e dimë pse. Teoria më e shpeshtë është se hapja e gojës na lejon të thithim një sasi të madhe të oksigjenit e cila do të na zgjojë.
Nuk ka ndonjë dëshmi se hapja e gojës ndryshon nivelin e oksigjenit në trup, gjë që e vë në pyetje këtë teori.
Në fakt, shkencëtarët kanë provuar të gjejnë një lidhje në mes hapjes së gojës dhe funksionit të zemrës por kanë gjetur shumë pak.
Një teori e re ka dalë e cila flet për temperaturën e trurit dhe ka kuptim.
Hapja e gojës ka gjasë që e freskon trurin.
Një eksperiment ka treguar se mbajtja e një qeske të ftohtë në kokë e ulë tendencën për hapje goje. Kjo tregon lidhjet e para të hapjes së gojës dhe temperaturës.
Mjeku parisien dr. Double, ka bërë me dije se hapja e gojës është e lidhur me rritjen e shpejtë të fëmijëve. Akoma ka disa anë të errëta dhe të pashpjegueshme.
Hapja e gojës përbëhet nga 3 faza: frymëmarrje e thellë, gojë e hapur, e ndjekur nga një bllokim i frymëmarrjes, e ndjekur nga një nxjerrje e frymës e lehtë. Gjithçka ndodh në 3 deri 5 sekonda. Në fakt, akti i hapjes së gojës lejon lirimin e endorfinës, hormonit të mirëqenies. Në disa raste gjatë hapjes së gojës ju mund t’iu dalin lot nga sytë duke qenë se stimulohet gjëndra e lotit.
Pra hapja e gojës ndodhë si përgjigje e temperaturave më të ulëta. E çuditshme!
Thjesht, tendenca të na hapet goja kur dikujt tjetër i është hapur gjithashtu reduktohet nga temperaturat më të ulëta. Çfarë i ndodh trurit kur ne na hapet goja?
Kur na hapet goja, nofullat shtrihen. Kjo e rrit rrjedhjen e gjakut në kafkë.
Ashtu si një valë e madhe e ajrit mbush vrimat e hundës suaj, ky gjak ftohet dhe dërgohet në trurin e përparmë. Ky është një mekanizëm i thjeshtë termorregullues i cili aktivizohet kur trurit i duhet pak pushim.
Hapja e gojës mund të jetë ngjitëse në natyrë në atë mënyrë që të freskojë trurin e një grupi të tërë.
Nëse mikut afër jush po i hapet goja, ka gjasë që nevoja që edhe ty të të hapet goja.