Facebook-u mund të gjobitet me 1 miliard dollarë
Skandali i Facebookut, që ka prekur rreth 2.2 miliard të përdoruesve mund të sjellë edhe një gjobë rekorde për këtë kompani gjigante, dhe mund të krijojë dobësi të reja ligjore për mos parandalimin e rrezikut nga të dhënat e përdoruesve, thotë tre ish-zyrtarë federalë, raporton Washington Post.
Tre zyrtarët, të cilët ishin në Komisionin Federal të Tregtisë gjatë hetimeve të privatësisë që çuan në miratimin e një dekreti me Facebookun më 2011, kanë thënë se skandali i fundit i kompanisë mund të jetë shkelje e dispozitave të dekretit që mund të kërkojë zbatimin e një programi të privatësisë, transmeton Koha.net.
Dekreti i shkruar kërkon që Facebooku të identifikojë dhe të adresojë kërcënimet e reja ndaj privatësisë së përdoruesve, thotë David Vladeck, i cili ishte kreu i Byrosë së FTC-së për mbrojtjen e konsumatorit kur dekreti ishte hartuar dhe nënshkruar nga Facebooku.
Ai parashikon se Facebooku mund të gjobitet me 1 miliard dollar apo edhe më shumë për shkak të skandalit për shpërndarjen ilegale të të dhënave të përdoruesve me konsulencën politike “Cambridge Analytica”.