Telashet nuk kanë të ndalur për Facebookun
Facebook ka qenë në bisedime me institucionet kryesore mjekësore për shpërndarjen e të dhënave të përdoruesve dhe pacientëve për një projekt kërkimi. Kjo është pranuar nga vetë kompania pas një lajmi të raportuar nga CNBC.
Sipas kësaj medie, plani i propozuar kishte si qëllim një proces për të përputhur të dhënat e individëve në të dy platformat, i cili do të ishte anonim, për të hulumtuar se si një shpërndarje e tillë informacioni mund të siguronte kujdes personal për pacientin.
Këto bisedime që përfshin American College of Cardiology, ACC, dhe Stanford University School of Medicine, u vunë në pritje muajin e kaluar, sipas një zëdhënësi të Facebook.
“Kjo nuk ka avancuar, ka mbetur në fazën e planifikimit, dhe ne nuk kemi marrë, shpërndarë apo analizuar të dhënat e ndonjërit”, thuhet në deklaratë.