Mark Zuckerberg fajëson veten për skandalin Cmabridge Analytica

Mark Zuckerberg fajëson veten për skandalin Cmabridge Analytica

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë se ai është përgjegjës për shkeljen e të dhënavë dhe nuk dëshiron që të tjerët të fajësohen për këtë çështje.

Mark Zuckerberg ka refuzuar thirrjet për përfshirjen e të tjerëve në skandalin e Cambridge Analytica, duke thënë se vetëm ai ndihet përgjegjës.

Një deklaratë e publikuar më herët nga zyrtarë të lartë të Facebook deklaruan se rreth 87 milion profile janë marrë nga platforma Cambridge Analytica, por Zuckerberg insistoi se drejtimi i kompanisë është bërë në mënyrë korrekte nga punonjësit e rrjetit më të madh social në botë, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

“Në fund të ditës, kjo është përgjegjësi e imja. Pra ka pasur një mori pyetjesh rreth pjesëtarëve të stafit. Unë kam filluar nga ky vend. Po e drejtoj atë. Jam përgjegjës për çfarëdo që ndodh aty,” tha shefi ekzekutiv i Facebook.

“Akoma mendoj se jam duke bërë punë të mira për të ndihmuar të tjerët që të ecin përpara. Unë nuk jam duke kërkuar që gabimet të cilat i kemi bërë këtu për t’i hedhur tek të tjerët.”

Deri të mërkurën, përdoruesit mund të shikojnë profilet e Facebook duke futur një email ose numër telefoni. Megjithatë, zyrtari kryesor i teknologjisë së kompanisë, Mike Schroepfer, tha: “Programerët keqdashës kanë abuzuar edhe këto karakteristika për të fshehur informacionin e profilit publik, duke dërguar numrat e telefonit ose adresat e email-it që ata tashmë kanë përmes kërkimit dhe rimëkëmbjes së llogarisë.”

“Duke pasur parasysh shkallën dhe sofistikimin e aktivitetit që kemi parë, ne besojmë se shumica e njerëzve në Facebook mund të kenë pasur profilin e tyre në formë publike. Kështu që tani e kemi çaktivizuar këtë veçori.”/Periskopi/

Shpërndaje në: