Shkencëtarët zbulojnë një organ të ri në trupin e njeriut

Shkencëtarët zbulojnë një organ të ri në trupin e njeriut

Shkencëtarët kanë zbuluar një organ të ri në trupin e njeriut. Ai shihet si një ndihmesë në transportimin e qelizave kanceroze përreth trupit.

Ky zbulim është mundësuar nga një ekzaminim përmes endoskopit – një procedurë që e bën të mundur futjen e kamerave të holla brenda traktit gastrointestinal të trupit të një personi.

Qasja e re u ka mundësuar doktorëve të përdorin këtë procedurë për të parë detajet brenda strukturës mikroskopike të trupit të njeriut. Shkencëtarët kanë vëzhguar disa modele të çuditshme dhe të pashpjegueshme kur shikuan më afër.

Këto modele janë bërë nga një tip i lëvizjeve të lëngjeve që rrjedhnin përmes kanaleve. Ata janë kudo në trupin e njeriut. Çdo ind në trupin e njeriut mund të përbëhet nga një rrjet i këtyre kanaleve të cilat esencialisht kanë formën e një organi, raporton “Hashem Al-Ghaili”, transmeton Periskopi.

Ky organ përmban rreth pesë lëvizje fluide në trupin e njeriut. Ato janë një fushë mbrojtëse e cila grumbullon tronditjet. Ky organ nuk është parë asnjëherë më parë pasi standardet studiuese ishin të kufizuara.

Procesimi dhe vizualizimi i indeve njerëzore është shkak i tharjes së kanaleve. Ajo gjithashtu pakëson fibrat kolagjene që është pjesë e kësaj strukture. Përveç organeve mbrojtëse, rrjeti mundet gjithashtu të shpërndaj kancerin.

Kur shkencëtarët i kanë shikuar këto mostra të marra nga njerëzit me kancer, ata zbuluan qelizat kanceroze që kanë migruar nga indet origjinale, por duke shfrytëzuar këtë informacion, ata gjetën një rrugë për të hyrë në këto kanale, përkatësisht në sistemin limfatik.

Shkencëtarët tani janë duke hetuar dhe analizuar këto lëngje në këto kanale për të udhëhequr një diagnozë në gjetjen e tipeve kancerogjene.

Studiuesit mendojnë se ky organ mundet gjithashtu të jetë i përfshirë edhe në problemet tjera si odedema, një sëmundje e rrallë e mëlqisë, dhe çrregullime tjera inflamatore./Periskopi/

Shpërndaje në: