Ermal Mamaqi paralajmëron Luana Vjollcën: Do kapemi prej flokësh
Mes komedianit Ermal Mamaqi dhe moderatores Luana Vjollca duket se ka plasur një ‘luftë’
virtuale.
Ata nuk qëndrojnë dot pa i komentuar njëri-tjetrit, sa herë që çdonjëri prej tyre poston një
foto të re.
Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme.
Pasi Ermali ka publikuar një foto ku e shohim të hipur mbi një motorr, moderatorja i ka
hedhur ‘kunjin’:
“Po Ermal deri te treni të lutem”- ka shkruar Luana.
Ndërkohë që aktori me humor ja ka kthyer :
“Nai ditë do kapemi për flokësh ne të dy.”