iPhone-i ardhshëm me bateri fleksibile
Kohët e fundit është zbuluar një patentë me titull “Struktura fleksibile e baterisë”, duke treguar idenë që Apple po shqyrton vendosjen e pajisjes me një lloj të ri të baterisë, e cila siguron një listë të gjatë përmirësimesh.
Pa dyshim, përfitimi i parë i vërtetë i një baterie fleksibile është përmirësimi i dizajnit të pajisjeve që përdorin një bateri të tillë, dhe vetë iPhone mund të jetë një hap më afër një formati fleksibël, transmeton KosovaPress.
Më parë kishte zëra se Apple ishte duke eksploruar konceptin e një ekrani fleksibël dhe dizajni i ri i baterive mund të ndihmonte kompaninë të arrinte këtë qëllim. Raportimet përmendin se një iPhone fleksibil mund të arrijë deri në vitin 2019 ose 2020.
Në të njëjtën kohë, një bateri fleksibile do të lejonte Apple të përdorte hapësirën në pajisje në një mënyrë më efikase.
Apple ka zbuluar tashmë konceptin e ndryshimit të baterisë me modelin iPhone X, i cili sjell një bateri në formë L dhe kompania vazhdon të investojë në zhvillimin e një modeli fleksibël të baterisë.