Mbi turqit e Mehmet Akifit

Mbi turqit e Mehmet Akifit

 

Miku im Armend Mazreku tha një të vërtetë të madhe para ca dite. ‘Bosnjëzimi i Kosovës këtu shihet si islamizim, jo si copëzim territoral’. Buja e këtyre dy-tri ditëve për arrestimin e disa pjestarëve të një organizate terroriste që më shumë se njëhere ka tentuar përmbysjen e rendit politik (dhe jo vetëm artij partiak) në Turqi ma vërtetoi në tërësi pohimin e mikut. Më shumë po reagohet për deportimin e pjestarëve të Organizatës terroriste FETO, sesa për Zajednicën që e kemi në prag të dyerve.

Kjo dosido mi kthen në mendje vitet e pragluftës në Bosne. ‘Alija hoce da napravi od Bosne jedan mali Dzamahiri’ (‘Alija do që nga Bosnja ta krijojë një Xhamahiri të vogël’) vikasnin politikanët e jugosllavizuar boshnjakë që thirreshin në distancim nga çdolloj  përkitjeje me fenë në prag të luftës në Bosnë. Por kur erdhi lufta, për Ratko Mllaidiqin boshnjakët s’qenë gjë tjetër pos se myslimanë. Njejtë siç janë për botën. Pas tridhjetë vitesh para sysh kam pasqyrën e njejtë: Fikret Abdiqë e Adil Zylfikarpixhë ngado që të sillesh.

Njerëz të liderit në ekzil të Organizatës FETO në korrikun e parvjetmë, patën vjedhur helikopterë të ushtrisë, dhe me to patën gjuajtur në civilë. Qindra njerëz përfshirë pleq e fëmijë, vdiqën dhe mijëra u plagosën. Kujtoj se pata kaluar netë e ditë,  duke telefonuar familjarë e miq në Turqi, të cilëve po u rrezikohej jeta. Pozitë e opozitë turke patën reaguar në unison dhe boshti anti-FETO qe ngritur mbi dallimet partiake e ideologjike.  Qëndrimi kosovar ndaj zhvillimeve të asokokshme në Turqi, kësaj organizate si edhe në gjithçka tjetër u diktua jo nga reflektimi i pavarur, por nga ai I mediave perëndimore, dhe natyrisht nga ambasadës amerikane.

Brenda nate KLERIKU Fetullah Gylen qe kthyer në sekularin, perendimorin, e demokratin më të madh të Turqisë Dhe atë nga kush? Nga ata që realisht për Turqinë kanë para-qëndrim univok: urrejtës. Kjo meqë Turqia sekulare e viteve 20-60, shihet si zbrazëse e Kosovës, (ikja nga dhuna serbe dhe sterhimi në Turqi shihen si zbrazje jo si strehim); ajo e viteve 60-80 si gjuntë ushtarake (kjo e saktë, dhe s’ia vlen të merret për yrnek), ajo e NATO-s më 1999 në raatin më të mirë si ndihmuese me bisht kurse në atë më të keq si e detyruar nga SHBA-të; si dhe krejt në fund kjo e pas 2002-tës si islamiste.

Çka flet kjo? Flet se ekziston diçka apriori refuzuese ndaj këtij vendi/kulture, pa e parë, pa e vizituar, pa ia lexuar as të djeshmën, e as të sotmën. Një ndjeshmëri që shoqërohet nga një prirje per-se e kulturalizimit të gjithçkaje, një inerci që disi duket se përpëlitet t’i bije mohit gjithçkaje që ka ardhur e vije nga andej, e që ka rastisur të mos jetë pak. Gjithë çfarë  shenjon reagimet ndaj këtij vendi, buçet kulturalizim. Nuk kemi pra Turqi shtet, Turqi të ekonomisë, Turqi të marrëdhënjeve ndërkombëtare,  madje as Turqi që mund edhe të mos çoj peshë, interesimi (Turqi anonimat), por vetëm Turqi kulturore. Vetë kumti i ekzistencës së saj: është kod, shenjë e shenjim, simbol e simbolizim, për diçka të pahobnepsshme, të pakapërdijshme. Nga çka assesi të lirohemi. Ndaj e kam të pamundur të lëshohem në diçka racionale, kur s’ka terren për diç të tillë. Kur  gjithë çfarë buçet është vetëm një lëmsh, një duf që shpirti ksenofob lëshon nga brenda.

Hipokrizia është aq e madhe saqë s’ka as se si të fshihet. Turqit e Mehmet Akifit s’paraqisnin problem, përderisa nuk dihej (të paktën jo nga masa e përgjithshme) se prapa tyre qëndron një klerik si Gylen. Edhe kur kjo u morr vesh, askush nuk reagonte meqë shumica e politikanëve kosovar, përfshi shumë familje të kamura kosovare edukojnë fëmijët e tyre aty. Madje në këtë vend as që ka pyetur ndokush ndonjeherë kush dhe si i dha leje funksionimi Mehmet Akifit që më 1999. “Gyleni disident” u fabrikua që në momentin kur u zbula/doli në shesh konflitki i tij me Erdoganin, pasuar nga financimi që Gylen i bëri kontraluftës mediale në Ballkan. Dhe krejt kjo së bashku me hipokrizinë që se lane as Ibri as Sitnica: të qenit e Gylenit shenjues edhe më religjioz se sa vetë Erdogani/pushteti i tij.

E kur prirja hipokrite vërehet që në stad ndjeshmërie, s’ke se si t’i hysh rrugës sfilitëse të përballjes racionale. Është fare e qartë: më shumë bujë bën dorëzimi i disa njerëzve që jo vetëm s’janë distancuar nga ndërmarrja vrastare 2015-tës, por edhe kanë vazhduar të punojnë për organizatën e njejtë – se sa krijimi i Zajdenicës serbe nga Vuçiq,  njeriu që më 1999 ishte Ministër Informimi i Millosheviqit (pra që e njoftonte se sa shqipataë janë korrur). Asgjë pos rikthimit të servilëve boshnjakë s’më del parasysh: ‘Alija hoce da napravi jedan novi Dzamahiri od Bosne!’

 

Shpërndaje në: