Vetura autonome Tesla rezulton fatale në një aksident

Vetura autonome Tesla rezulton fatale në një aksident

Kompania automobilistike elektrike Tesla ka thënë se një automjet i saj është përfshirë në një përplasje fatale në Kaliforni, duke ngritur pyetje të mëtejshme në lidhje me sigurinë e teknologisë vetë-lëvizëse.

Një vetur e kompanisë Model X është përplasur në një barrierë të rrugës e cila u mbulua nga zjarri më 23 mars, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Tesla thotë se shoferi 38-vjeçar, i cili vdiq pak pas këtij incidenti, kishte aktivizuar autopilotin disa sekonda para aksidentit.

“Shoferi ishte paralajmëruar përmes disa mesazheve para aksidentit,” thuhet në deklaratën e kompanisë së veturave elektrike.

Sistemi Autopilot i Tesla ka shumë nga gjërat që mund të bëjë një makinë plotësisht autonome. Mund të frenojë, të përshpejtojë dhe të drejtohet vetë në kushte të caktuara.

Në vitin 2016, një shofer i Teslas është vrarë në Flordia, pasi vetura e tij nuk arriti të dallonte një kamion që kalonte në rrugën e tij.

Aksidenti në Kaliforni vjen në një kohë të vështirë për teknologjinë autonome./Periskopi/

Shpërndaje në: