Meditimi ndihmon kundër plakjes së trurit

Meditimi ndihmon kundër plakjes së trurit

Meditimi për vetëm një orë në ditë mund të amortizojë efektet e dobësimit kognitiv që lidhet me moshën, ka treguar një studim i ri.

Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornias “Davis” ende nuk kanë arritur të shpjegojnë se pse një praktikë e tillë mund të ketë këtë efekt, megjithatë studimet paraprake kanë treguar se shkakton ndryshime në tru që ndihmon njerëzit të ruajnë aftësitë e tyre mentale.

Studimi aktual, i cili ka zgjatur për shtatë vjet, ka ekzaminuar përfitimet afatgjate të njerëzve nga meditimi.

Autorët kanë ardhur në përfundim se meditimi ndihmon me plakjen e trurit.

Problemet kognitive prekin rreth 16 milionë persona në SHBA.

Shpërndaje në: