Pas skandalit, më pak se gjysma e amerikanëve i besojnë Facebook-ut

Pas skandalit, më pak se gjysma e amerikanëve i besojnë Facebook-ut

 

Më pak se gjysma e amerikanëve besojnë se Facebook respekton ligjet e privatësisë amerikane, tregon një hulumtim i publikuar sot nga Ipsos dhe Reuters që ilustron sfidat që ky rrjet social përballet pas një skandali mbi keqpërdorimin e të dhënave personale nga më shumë se 50 milionë përdorues.

Hulumtimet e kryera nga e mërkura deri të premten sugjerojnë se më pak amerikanë i besojnë Facebookut se kompanive tjera të teknologjisë që mbledhin të dhëna të përdoruesit siç janë Apple, Google, Alphabet, Amazon, Microsoft dhe Yahoo.

Facebook” është nën shënjestër që kur “Cambridge Analytica” (CA) akuzohet se ka marrë pa miratim të dhënat e 50 milionë përdoruesve për të përpunuar një program që mund të parashikojë dhe influencojë votën e zgjedhësve, duke peshuar në fushatën presidenciale të Donald Trump në vitin 2016.

 

Shpërndaje në: