Facebook po merr teposhtëzën, shikoni kush fshiu profilet e tij tani (Foto)
Facebook po humbet shumë përdorues pas skandalit të keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve nga zyra britanike e konsulencës Cambridge Analytica, i bërë publik pak ditë më parë.
Një nga këta përdorues është dhe miliarderi Elon Musk. Bosi i Teslas dhe SpaceX u premtoi ndjekësve të tij në Twitter se do të fshinte çdo gjurmë të tij dhe të kompanive që zotëron nga rrjeti i Mark Zuckerberg.
Dhe kështu ndodhi- faqet zyrtare me miliona ndjekës të Space X dhe Teslas në Facebook nuk ekzistojnë më.
Musk u bë pjesë e thirrjeve të Brian Acton, themeluesi i WhatsApp, që u kërkoi njerëzve që të fshijnë Facebook. Madje vetë pronari i SpaceX dhe Teslas tha se nuk ishte në dijeni se në rrjetin social më të madh të Mark Zuckerberg ekzistonin faqet zyrtare të dy kompanive të tij.
Veç dy kompanive, Musk ka fshirë edhe një profil të verifikuar me emrin e tij, që nuk dihet nëse ishte i hapur prej tij, apo prej dikujt tjetër.
Ajo që punonjësit e ekipit të mediave sociale SpaceX mendojnë për vendimin e papritur të shefit të tyre, mbetet për t’u parë.
Facebook” është nën shënjestër që kur “Cambridge Analytica” (CA) akuzohet se ka marrë pa miratim të dhënat e 50 milionë përdoruesve për të përpunuar një program që mund të parashikojë dhe influencojë votën e zgjedhësve, duke peshuar në fushatën presidenciale të Donald Trump në vitin 2016./Periskopi/