Çka ndodhë nëse mbani shumë urinën?
Shpesh jemi duke u ngutur dhe në raste të tilla e dimë të përmbahemi nga shkuarja për të bërë nevojën e vogël.
Durojmë, nuk kemi kohë apo thjesht jemi dembelë. Mirëpo, kjo nuk është edhe ide aq e mençur.
Trupi megjithatë na bën me dije që diçka duhet të bëjmë, transmeton Telegrafi.
Njeriu i rritur mund të mbajë gjysmë litri urinë në fshikëz para se të hetojë nevojë të fuqishme për të urinuar. Atëherë trupi i dërgon porosi trurit që është koha të lirohet.
Mirëpo nëse mbani urinën çdo ditë dhe shumë shpesh, kjo me siguri do të lërë pasoja.
Mbajtja vazhdimisht e urinës mund të dobësojë muskujt e fshikëzës gjë që mund të çojë deri në retencione urinare apo mbajtjen e urinës.
Kjo do të thotë që nuk do të mund të urinoni deri në fund dhe që vazhdimisht do të keni ndjenjën që duhet të urinoni patjetër.