Shkencëtarët gjejnë një mënyrë të re për humbjen e peshës

Shkencëtarët gjejnë një mënyrë të re për humbjen e peshës

Humbja e peshës mund të bëhet përmes ngrirjes së nervave që sinjalizojnë urinë te njeriu, tregon një studim i Universitetit Emory.

Shkencëtarët kanë ulur urinë te pacientët me mbipeshë duke ngrirë sinjalin që dërgohet te nervat për të treguar se trupi është i uritur.

Studimi i tyre gjeti se 100 për qind e pacientëve janë ndierë më pak të uritur pa ndonjë komplikim, apo efekte anësore dhe disa prej tyre kanë humbur peshë brenda tre muajsh, transmeton KosovaPress.

Kur njerëzit janë të uritur një sinjal në formë të impulsit të hollë elektrik udhëton nga stomaku deri në tru, duke krijuar ndjenjën e urisë.

Sinjali i dytë vepron në drejtim të kundërt përgjatë nervit vagus- nga truri te stomaku- dhe jep komandën për ushqimin që dërgohet në sistemin e tretjes.

Studiuesit përdorën skanimin e pamjeve CT për të gjetur rrugën më të mirë nga secili prej 10 pjesëmarrësve në studim.

Sapo ata gjetën rrugën e duhur, ata brenda gjysmë ore bën ngrirjen e nervit me argon të ftohtë, gjë e cila nuk shkakton dhimbje.

Duke ngrirë vetëm një nga dy sinjalet, shkencëtarët ‘morën vetëm gjysmën e kanaleve në dispozicion për sinjalin, kështu që pacientët nuk rrezikojnë të humbasin apetitin e tyre krejt, thanë studiuesit.

Kur u pyetën se si kishin ndryshuar orekset e tyre 30, 60 dhe 90 ditë pas procedurës, çdo pacient tha se ndiheshin më pak të uritur, transmeton KosovaPress.

Tre muaj pas ablacionit, të gjithë, përveç një personi, kishin humbur të paktën një peshë të vogël.

“Ky sinjal shkakton kërkimin e ushqimit dhe thotë “çdo gjë që bëni është më pak e rëndësishme sesa gjetja e ushqimit”, ka thënë David Prologo, autori udhëheqës i studimit.

Shpërndaje në: