Pas skandalit me të dhënat e përdoruesve, vjen reagimi i Zuckerbergut

Pas skandalit me të dhënat e përdoruesve, vjen reagimi i Zuckerbergut

Kreu i “Facebook”, Mark Zuckerberg njohu gabime dhe premtoi se do të bëjë më mirë pas zbulimit të përdorimit të padrejtë të të dhënave personale të miliona përdoruesve nga kompania britanike “Cambridge Analytica”.

“Facebook ka bërë gabime dhe ka ende shumë për të bërë për të përmirësuar shërbimin e tij”, shkruan ai në faqen e tij, në një prej komenteve të tij të parë në lidhje me këtë çështje, ku shprehet se ndihet përgjegjës për atë që po ndodh në “Facebook” dhe duke premtuar se do t’i mundësojë përdoruesve të kontrollojnë më mirë përdorimin e të dhënave të tyre personale, përcjell Atsh.

“Facebook” është nën shënjestër që kur “Cambridge Analytica” (CA) akuzohet se ka marrë pa miratim të dhënat e 50 milionë përdoruesve për të përpunuar një program që mund të parashikojë dhe influencojë votën e zgjedhësve, duke peshuar në fushatën presidenciale të Donald Trump në vitin 2016.

Shpërndaje në: