NSA spiunon përdoruesit e bitcoin

NSA spiunon përdoruesit e bitcoin

Edward Snowden ka dhënë alarmin se agjencia amerikane e sigurisë NSA është duke përcjellë të gjithë përdoruesit e bitcoin në gjithë botën dhe se ka pasur një burim sekret të informacionit, i cili do të ndihmonte për t’u hyrë në gjurmë personave që dërgojnë dhe pranojnë bitcoin.

Të dhëna të tilla ua mundësuan agjencisë që të mbledhë dhe analizojë të dhënat në lidhje me internetin global, duke përdorur softuerë, të cilët, siç thuhet, ofrojnë anonimitet për shfrytëzuesit, thuhet në raportin e NSA-s nga marsi i vitit 2013.

NSA ka mbledhur të dhënat për përdoruesit e bitcoinit dhe se shifrat e llogarive të tyre ndodhen në internet, si dhe numrat për identifikimin e pajisjeve të tyre në rrjet – adresat MAC, transmeton KosovaPress.

Programi sekret NSA, i cili ka qenë i përfshirë në monitorimin e bitcoin, kishte emrin e koduar “OAKSTAR” dhe mundëson monitorimin e komunikimit dhe mbledhjen e të dhënave të transmetuara me kabllo optike.

Shpërndaje në: