Numri i vogël i spermatozoideve rrit rrezikun nga sëmundjet e ndryshme
Te meshkujt me numër më të vogël të spermatozoideve vjen deri te probleme të shumta me shëndetin, gjë që rrit rrezikun e sëmundjes, tregon një studim i ri.
Studimi i kryer në 5.177 të intervistuar ka treguar se meshkujt me numër më të vogël të spermatozoideve kanë më shumë probleme me presionin e lartë të gjakut, kolesterolit “të keq”, gjë që rrit rrezikun për shkaktimin e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, transmeton KosovaPress.
Numri më i vogël i spermatozoideve është i lidhur me nivel të ulët të testosteronit. Autorët e studimit thonë se këta meshkuj duhet të testohen për probleme të tjera shëndetësore.
Megjithatë, autorët e studimit theksojnë se hulumtimi i tyre nuk provon që numri i ulët i spermatozoideve shkakton çrregullime metabolike, por që janë të ndërlidhura.