Defender i ri do të duket krejt ndryshe
Pasuesi i legjendarit Land Rover pritet kah fundi i këtij viti, kur shënohet edhe 70-vjetori i Defenderit origjinal.
Dizajnuesit e Land Rover kanë detyrë të vështirë që të krijojnë një model të suksesshëm, i cili do të jetë i njohur gjatë shtatë dekadave të ekzistimit të tij, transmeton KosovaPress.
Për dallim nga klasa G e Mercedesit, i cili është dhe në gjeneratën e re, ka mbajtur karakteristikat dhe Defender i ri do të jetë më modern nga ana e stilit në krahasim me pararendësin.
Për t’u bindur për këtë, adhuruesit e automobilit do të jenë rastin deri kah fundi i vitit që ta shohin modelin.
Edhe pse Land Rover para disa vitesh prezantoi konceptin DC100, si paralajmërim për serinë e ardhshme Defender, besohet se modeli i prodhimit do të duket shumë më ndryshe.