Elon Musk shpalos Planin B në rast se bota rrezikohet nga Lufta e Tretë Botërore
Vizionari dhe multi-miliarderi ka deklaruar se raketa e tij për Mars do të jetë gati për një udhëtim vitin tjetër; qëllimi i tij është të ruajë “farën e civilizimit njerëzor” në rast të Luftës së Tretë Botërore. Por rrjeti social Twitter është çmendur për një tjetër zbulesë.
Themeluesi i SpaceX dhe Tesla-s, Elon Musk ka shpalosur planin e tij madhor në një sesion të mbajtur në festivalin e kulturës dhe teknologjisë në Austin të Teksasit, ku ai supozon se projekti i tij SpaceX mund të jetë fluturakja e parë që do të shkelë Marsin në gjysmën e parë të vitit 2019.
Anija kozmike është planifikuar të ketë një kosto më të ulët se fluturakja Falcon 1, e cila kushton mesatarisht ndërmjet 5 dhe 6 milionë dollarë, thuhet sipas Musk.
Qëllimi kryesor i Muskit është të kolonizojë Marsin, të sigurojë racën njerëzore në rast të një lufte apokaliptike.
Ai vuri në dukje, për “disa mundësi” të një epoke të re të errët “veçanërisht nëse ndodh një luftë e tretë botërore.” Sipas tij, projekti synon mbajtjen “e mjaftueshme të një fare të qytetërimit njerëzor diku tjetër për të ringjallur qytetërimin.”
Agjenda e tij projektuese bën thirrje për dërgimin e një misioni mallrash në Mars deri në vitin 2022, por ai paralajmëroi se shumë gjëra të tjera, si kupat e xhamave, një central elektrik dhe bazat themelore të jetesës duhet të bëhen për të ndërtuar infrastrukturën.
Por, pas kësaj ai premtoj një “shpërthim të mundësive sipërmarrëse, sepse Marsi do të ketë nevojë për çdo gjë nga shkritoret e hekurit e deri te nyjet e picerive në klubet e natës. Marsi duhet të ketë vërtetë bare të mëdha.”/Periskopi/
Elon Musk saying he’s inspired by Kanye West is the best thing I’ve heard all day
— hector (@hectorjamesiii) March 12, 2018
Q: “Everyone in this room is inspired by you. Who are you inspired by?”
Elon Musk: “Well, Kanye West obviously.”
*crowd laughs*
It wasn’t a joke. It was another example of genius going unrecognized by masses of sheeple lol. That’s the real joke.
— EVEZ MIYAGI (@MizzEvez) March 11, 2018
I love seeing all these losers mad that Kanye West inspires Elon Musk. pic.twitter.com/5B7dG5n8Ru
— Judith R. (@judith19rivera) March 11, 2018
I love Elon Musk. I love Kanye West. The fact that the real life Tony Stark is inspired by Ye makes so muche sense to me.
— CALIBER (@basedgod_robert) March 11, 2018
Elon Musk just said he’s inspired by Kanye West. My two GOATS. Tears in my eyes ??.
— ??Bolaji (@BallarGee) March 11, 2018