Mos shikoni televizor më shumë se 4 orë në ditë, shkakton këtë sëmundje kancerogjene

Mos shikoni televizor më shumë se 4 orë në ditë, shkakton këtë sëmundje kancerogjene

Meshkujt që shikojnë televizor për më shumë se 4 orë në ditë mund të rrisin konsiderueshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës, kanë zbuluar shkencëtarët. Ekspertët monitoruan 500 mijë britanikë për 6 vite, ku kanë zbuluar një lidhje të dukshme midis jetës sedentare dhe rrezikut për
kancerin e zorrës.

Rreziku më i madh është zbuluar tek meshkujt, sidomos ata që shikojnë shumë televizor. Shkencëtarët, nga Universiteti i Oksfordit, Kolegji Imperial i Londrës dhe Agjencia Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Hulumtimin e Kancerit, zbuloi se meshkujt që ulen para televizorit për më shumë se 4 orë në ditë ishin 35% më të rrezikuar që të zhvillonin kancer të zorrës.

Për gratë, rreziku i të parit televizor për orë të gjata ishte vetëm 11%. Çuditërisht, nuk u zbulua ndonjë lidhje mes kohës së qëndrimit para kompjuterit dhe rrezikut të kancerit të zorrës. Shkencëtarët dyshojnë se meshkujt janë më të predispozuar që të pinë duhan, alkool dhe të ushqehen me ushqime të pashëndetshme ndërsa shohin televizor. Rezultatet e studimit janë publikuar tek Revista Britanike e Kancerit.

“Studime të mëparshme kanë treguar se shikimi i televizorit lidhet me sjellje të tjera si duhanpirja, konsumimi i alkoolit apo ushqimeve të shpejta, dhe e dimë që këto gjëra mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës”, thotë dr.

Neil Murphy, drejtuesi i studimit. “Jeta sedentare lidhet gjithashtu me shtimin në peshë dhe masë më të madhe dhjamore në trup, që influencojnë nivelet e hormoneve në gjak dhe kimikatet e tjera që ndikojnë në mënyrën si zhvillohen qelizat dhe mund të rrisin rrezikun e kancerit…”/Burimi ”Shëndeti”

Shpërndaje në: