Zgjateni jetën me këto ushqime

Zgjateni jetën me këto ushqime

Ushqimi i shëndetshëm është një nga faktorët kryesor për jetë të gjatë.

Por, janë disa ushqime që përpos që janë të mira për shëndetin tuaj të përgjithshëm, janë shumë të mira edhe për ngadalësimin e procesit të plakjes.

Peshku pa dyshim është numri një. Me peshk thjesht nuk mund të gaboni.

Studimet tregojnë se ata që hanë shumë peshk, pothuajse nuk vuajnë kurrë nga sëmundjet e zemrës. Peshku është, siç dihet tashmë, jashtëzakonisht i pasur me yndyrna omega-3, të cilat stabilizojnë ritmin e zemrës dhe mbrojnë nga kolesteroli.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është i pasur me yndyrna të ngopura dhe është shumë i mirë në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Ndoshta ushqimi më interesant dhe më i preferuar për ne është çokollata që kësaj radhe është në vendin e tretë.

Është e pasur me kakao e cila është e mirë për enët e gjakut. Çokollata është e mirë (nëse konsumohet në kufij të arsyeshëm) për të parandaluar edhe disa forma të diabetit, sidomos diabetin e tipit 2.

Jogurti

Jogurti ngadalëson procesin e plakjes pasi është i pasur me kalcium, duke parandaluar kështu edhe sëmundjet që lidhen me eshtrat.

Boronicat dhe arrat, bajamet, lajthitë e të tjera janë në fund, por jo për nga rëndësia në procesin e plakjes.

Parandalojnë sëmundjen e diabetit por në të njejtën kohë konsumoni shumë në mënyrë që të plakeni më ngadalë.

Shpërndaje në: