Tafa dhe Maxhuni, këta artistë të mëdhenj

Ishte mesi i viteve 90 dhe Peja sikur edhe pjesa tjetër e Kosovës kishte shumë pak atraksione. Ishte koha kur përveç që kishim probleme të thella ekonomike e politike, nuk kishte as internet, as telefona mobil e as Televizion kabllor me qindra kanale. Megjithatë, në ato kohëra të vështira kishte disa atraksione të cilat me origjinalitetin e tyre as që mund të krahasohen më atraksionet e sotme. Njëra ndër këto atraksione ishte muzika e gjallë ku performanca e bendeve përveç që ishte inspiruese ishte edhe shumë origjinale dhe e shpeshtë.
Në lokalet e Pejës brenda javë kishte disa paraqitje muzikore të muzikës popullore, jazz, rock e heavy metal. Ku secila nga këto paraqitje tubonte audiencë të konsiderueshme. Por, pas përfundimit të paraqitjeve të tyre, shumica muziktantëve zhvendoseshin në një lokal të vetëm dhe shëndrroheshin në audiencëtë dy këngëtarëve nga komunitetit rom- Tafa dhe Maxhuni.
Arsyeja pse të gjithëmuzikantët e të gjithë zhanreve dhe moshave vizitonin kafen e rakisë afër stacionit të trenit ku bënin muzikë Tafa dhe Maxhuni ishtevirtuoziteti muzikal i shpërfaqur në performancat e këtyre dy doajenëve të muzikës tallava.
Atëbote, dhe sot,një pjesë e diskursit publik të Kosovarëve me theks të veçantë në atë intelektualo muzikor, muzika tallava shihet me përbuzje.Në të shumtën ky zhanër edhe etiketohet si shund e kiq dhe si jo artistike.Për të diskutuar mbi vërtetësine e ketyre etiketimeve në raport me muzikën e Tafës dhe Maxhunit së pari do të duhet të elaborojmë se çka quajmë art.
Definicioni më i shpeshtë i artit është si në vijim: “shprehje e aftesivë kreative dhe imagjinatës njerëzore duke prodhuar punë të cilat do të vlerësohen për bukurinë dhe fuqinë emocionale të tyre”. Virtuozitetit ritmik i orekstrës së Tafës dhe Maxhunit në raport me këndimin e këtyre dyve përputhej plotësisht me definicionin e mësipërm.
Orkestra që përbëhej zakonisht nga tupanat dhe një sintisajzer, krijonte ngjyrime ritmike të cilat tingëllonin si nga një botë tjetër. Për më shumë, vija ritmike e këndimit me vijën ritmike të orkestrës ishin në gati se vazhimisht në takte dhe kohëra muzikore të ndryshme. Rjedhimisht përveç që krijonin një muzikë të veçantë ishin edhe vështirë të ekzekutueshme. Në formën e vërtetë dhe origjinale, unë nuk bësoj se ndonjë këngëtar apo orkestër në Kosovë ka aftësi muzikore për të interpretuar muzikën e vërtetë tallava në kualitetin e Tafës dhe Maxhunit dhe orkestrës së tyre.
Sa e di,Tafa ka vdekur ndërsa për Maxhunin nuk e di se ku është apo a është duke bërë muzikë fare. Por sidoqoftë deshiroj tëshfytëzoj rastin dhe të deklaroj një falenderim publik për kënaqësinë e ofruar atëbotë.
Ju falenderoj për kënaqësine muzikore të ofruar në ato kohë pa kohë kolegë, dhe ju kujtoj me respekt të veçantë
Autori është i diplomuar në fakultetin e arteve në drejtimin e muzikës në Universitetin e Prishtinës