Këshilltari i Presidentit: Vendi i Adem Jasharit nuk zihet dot, por as i Hashim Thaçit jo
Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ismail Syla ka bërë një shkrim në portalin GazetaExpress, në lidhje me Pavarësinë dhe Epopenë e UÇK-së.
Ai ka shfrytëzuar rastin e kësaj Epopeje që të kritikojë ata që i refuzuan dekoratat e shefit të tij – me arsyen se ato vijnë nga një kryetar i shtetit dhe jo nga një individ. Syla mendon se të gjitha refuzimet e dekoratave kishin të bënin me ‘inatet personale’ me Hashim Thaçin.
Pse do të duhej që këshilltari i Thaçit të bënte një ndërlidhje mes Epopesë dhe sakrificës së familjes Jashari me dekoratat e refuzuara të Presidentit Thaçi? Nëse jo tjetër, kjo e shprehë ego-n e lënduar të Thaçit – e zgjatuar edhe te këshilltarët e tij.
Ismail Syla shkon aq larg sa të bëj një lidhje mes figurës së Adem Jasharit dhe asaj të Hashim Thaçit – duke thënë që asnjërit nuk mund t’i mohohen meritat respektive.
“Vendi i Adem Jasharit nuk zihet dot. Po edhe në procesin e shtet-themelimit, vendin e z. Thaçi nuk e zë askush.” – shkruan ai.
Në mënyrë që ta konceptualizonte shkrimin e tij ai përmend diçka të çuditshme si “mospranimi i Adem Jasharit në kryeqytet” – gjë e cila nuk evidentohet në asnjë formë.
Këtu mund të lexoni shkrimin e plotë: http://www.gazetaexpress.com/oped/pavaresia-dhe-epopeja-508778/