Deri në 21 mijë euro – Çmimet marramendëse të prodhimit të Bitcoinit
Bitcoin është i shtrenjtë – qoftë nëse e blini nga ndonjë shkëmbyes (Exchange) ose nëse e prodhoni vetë (Mining). Por, prodhimi i Bitcoin kushton shumë më shumë për t’u prodhuar në disa vende, se në disa të tjera.
Elite Fixtures ka krijuar një listë me kostot e prodhimit përreth botës, duke përdorur të dhëna nga tri miniera dhe normat mesatare të elektricitetit në 115 vende prej janarit 2018.
Dhe, bazuar në këto rezultate, nuk do të dëshironit të bënit “mining” në Kore të Jugut. Atje kushton 21,000 euro për ta prodhuar një Bitcoin të vetëm – dy herë më shumë se kostoja aktuale e blerjes së një Bitcoin.
Niue (një ishull në Paqësorin Jugor, nëse nuk e dinit) ishte vendi i dytë më i shtrenjtë, me 14,171 euro. SHBA doli të jetë vendi i tretë më i shtrenjtë për prodhimin e një Bitcoin, me një kosto mesatar prej 3,800 euro.
Dhe Venezuela është vendi më i lirë në Tokë për të bërë “mining”, me një kosto mesatare prej 428 euro, pasi që energjia elektrike atje subvencionohet nga qeveria.
Vendet më të shtrenjta për të prodhuar Bitcoin
Kore të Jugut – 21,000 euro
Niue – 14,171 euro
Bahrain – 13,500 euro
Ishujt e Solomonit – 13,000 euro
Ishujt Cook – 12,700 euro
Vendet më pak të shtrenjta për të prodhuar Bitcoin
Venezuela – 428 euro
Trinidad dhe Tabako – 960 euro
Uzbeksitan – 1,400 euro
Ukrainë – 1,494 euro
Mainmar – 1,600 euro