Adem Demaçi në mesin e 376 kandidatëve për çmimin Nobel për Paqe
228 nga këta të nominuar janë individë ndërsa 148 janë organizata.
Mes tyre, këtë vit është kandiduar edhe Adem Demaçi.
Demaçi është nominuar për këtë çmim ndërsa duket se ka shpresa që ai edhe mund të jetë fitues. Begzad Baliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, në një emision për Klan Kosovën tregoi mes tjerash se kandidaturat kosovare për të dy Çmimet Nobel, Demaçi për Paqe dhe Rexhep Qosja për Letërsi, janë të forta dhe mund të kenë sukses krejt në fund, me triumf në këtë çmim prestigjioz.
Veprën “Vdekja më vjen prej syve të tillë” nga Qosja, Baliu e ka konsideruar si kryevepër e cila meriton një vëmendje nga Akademia që e ndanë Nobelin.
Më 6 tetor 1975, Adem Demaçi u burgos në Prishtinë për të tretën herë. Në procesin e kurdisur, pas hetimeve mizore, u dënuan me dëshmitarë të rremë dhe në mënyrë të pamëshirshme, Adem Demaçi, Rexhep Mala (i ndjeri), Skënder Kastrati dhe 16 vetë të tjerë.
Dënimet u prenë prej 15 deri në 5 vjet. Ndonëse fare i pafajshëm, Adem Demaçi, nuk hoqi dorë nga ideja e tij se shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lirë dhe të barabartë me të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit.