Google planifikon t’i shesë 4 milionë telefona deri në fund të vitit
Google Pixel dhe Google Pixel XL do të debutojnë në disa tregje në javët e ardhshme.
Tani që Google ka vendosur më në fund për të rritur disponueshmërinë e telefonave të saj, ka një mundësi që të dy modelet e linjës Pixel të shiten më mirë sesa modelet e mëparshme të Nexus.
Sipas një raporti të ri nga Digitimes, kompania ka projektuar shitjen e 3-4 milionë njësive të Pixel deri në fund të këtij viti, i cili është një numër mjaft i rëndësishëm në qoftë se Google do ta arrijë.
Të pajisur me disa nga karakteristikat më të mira, dizajnin unik dhe shumë tipare të reja softuerike, modelet e reja dhe të shumë-pritura të telefonave të Google, përkatësisht modelet Pixel dhe Pixel XL padyshim se janë dy nga telefonat më të mirë që kemi parë këtë vit.
Të dy versionet e telefonave të rinj janë të pajisur me procesorët e Qualcomm Snapdragon 821 me nga 4GB RAM, faktorë që do t’i bëjë përdoruesit shumë të lumtur.
Kamerat e modeleve të reja të telefonave sjellin 12.3MP, mbështetje konsumatore prej 24/7, janë kompatibil me Daydream të Google, si dhe kanë të integruar edhe Google Assistant për të dhënë përvojë edhe më të mirë të softuerit.
Problemi i vetëm me këto modele është se janë paksa të shtrenjtë. Pixel dhe Pixel XL tashmë mund të para-porositen prej Google Store, dhe fillojnë prej 649 dollarë.