Si ta dimë se një person vuan nga depresioni
Ftohtësia, mungesa e dritës, lagështira, rrobat e trasha dhe të rënda për trupin, shpeshherë mundojnë fizikun dhe psikikën tonë për të qenë në formën e duhur për të kryer aktivitetet e përditshme.
Sipas neuroshkencës, pas këtyre ndjenjave fshihet një shpjegim domethënës që tregon se trupi ynë reagon ndaj rrezeve të diellit dhe dritës natyrale duke e mbuluar trurin tonë me praninë e kimikatit neurotransmetues që njihet si seratonin.
Ky neurotransmetues është një “antidepresant natyral” i cili nuk kursehet të na japë atë ndjenjë pozitive që secili prej nesh ndjen. Por le të mos varemi nga një kimikat i trupit, i cili pjesërisht do të bëjë punën e tij, por le të shikojmë disa alternativa të tjera të shëndetshme, që e ndihmojnë psikikën tonë të spastrohet nga helmet që jeta i sjell pa kursim.
Çohuni pak më herët në mëngjes që të ecni për të shkuar në punë, të ecni për të takuar miqtë pasdite, ose nëse jeni me pushime, ecni sa më shumë të mundeni duke shijuar agimin e stinës së verës. Është një nga momentet më të bukura të ditës. Duket sikur jeni ju që e zgjoni mëngjesin.
Mos i dëgjoni shumë dietologët në stinën e verës. Dilni nga shtëpia sa më shumë të keni mundësi në këtë stinë. Ngopuni me gjumë në ajër të freskët. Kështu ndihmoni trupin që të marrë veten dhe të prodhojë më shumë seratoninë.