Duhani mund të jetë kurues për këto sëmundje
Nga i dëmshëm, duhani është gati të vihet në shërbim të shëndetit. Projekti evropian Newcotiana po e përgatit për ta transformuar në një fabrikë të ardhshme në farmaci e kozmetikë.
Një nga objektivat e këtij projekti është transformimi i geneve të duhanit që janë përgjegjës për prodhimin e nikotinës.
Qëllimi është që bima të prodhojë sasi më të vogla të këtyre molekulave, të cilat të kenë spektër më të gjerë farmaceutik.
Mikrobiologët e 19 shteteve që bëjnë pjesë në këtë projekt thonë se e rëndësishme mbi të gjitha është përftimi i molekulave të nevojshme në kurimin e sëmundjeve si skleroza e shumëfishtë dhe Alzheimer, por edhe për prodhimin e vakisnave dhe të produkteve të kozmetikës.
Nga duhani është e mundur gjithashtu të prodhohen edhe vitamina, në mënyrë analoge siç u veprua për krijimin e patates së artë, që është e pasur me vitamin A dhe E, specifikojnë kërkuesit.
Aktualisht shkencëtarët thonë se nga duhani ka rezultuar me sukses një antiviral kundër Ebolës dhe kundër virusit të HIV.