Hëna gjatë vitit 2019 do të pajiset me 4G (Video)

Hëna gjatë vitit 2019 do të pajiset me 4G (Video)

Gjigantët e telefonisë celulare, Vodafone dhe Nokia po përgatiten për të ngritur një rrjet telefonik 4G në Hënë brenda vitit 2019 dhe ky rrjet t’u lejojë dy pajisjeve lëvizëse në sipërfaqen e satelitit të planetit tonë, të transmetojnë video dhe ta kthejnë atë në një stacion bazë në Tokë.

“Ne kemi dërguar dy anije në sipërfaqen hënore dhe po mbledhim shumë të dhëna shkencore, video HD dhe fotografi. Problemi është se nuk mund ta dërgojmë këtë sasi materiali drejtpërdrejt nga anijet në Tokë, pasi kërkon shumë energji. Kështu që, duke përdorur rrjetin 4G në Hënë, ne mundemi ta sjellim atë në planetin tonë, pasi ka shumë energji të disponueshme për ta bërë këtë. Aktualisht ne mundemi që të bëjmë ‘stream’ disa video HD në kohë reale nga Hëna”, thotë Kate Arkless Gray, shkencëtare e PTS-së.

Por, a mundet Hëna të sigurojë mbulim me 4G, përpara se një gjë e tillë të ndodhë me pjesë të caktuara të Britanisë së Madhe?

“Shikoni, unë jam e njëanshme, sepse punoj për një kompani të hapësirës, por kemi shumë gjëra që po i përdorim çdo ditë në Tokë, që pikë së pari janë zhvilluar për t’u përdorur në hapësirë. Për shembull, kamera në telefonin tuaj celular përdor një sensor, që fillimisht është prodhuar dhe projektuar për një mision në hapësirë. Kështu që, ju kurrë nuk do ta dini se sa gjëra të mrekullueshme mundemi të mësojmë duke përmbushur këto misione të pabesueshme, siç është ky yni në Hënë”, tha më tej ajo.

Shpërndaje në: