Vitamina që ndalon kancerin
Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se vitamina D mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e kancerit kolorektal, gjirit dhe kancerit të prostatës.
Kjo është e rëndësishme sepse këto kancere llogariten për 35% të rasteve të kancerit dhe 20% të vdekjeve nga kancerit në SHBA.
Studimet tregojnë se vitamina lufton kancerin, duke nxitur diferencimin qelizor, duke parandaluar rritjen e qelizave të kancerit, duke nxitur apoptozën (vetëvrasjen e qelizave kancerogjene) dhe parandalimin e formimit të enëve të gjakut brenda tumoreve.
Shqyrtimi, i botuar në Journal of Cancer, zbuloi se 4000 UI/d të vitaminës D3 mund të pengonte progresin e kancerit, të matur nga biomarkeri kryesor 25-hidroksikolekalciferol [25 (OH) D].
Studimet e kancerit të gjirit kanë gjetur se niveli i lartë i serumeve të vitaminës D mund të ulë vdekshmërinë e kancerit me 44%.
Në fakt, gratë me nivele shumë të ulëta të vitaminës D në diagnozë kishin 94% më shumë gjasa të zhvillonin metastazë se gratë me nivele normale dhe 73% kishin më shumë gjasa të vdisnin.
Kombinuar me kalcium, vitamina D zvogëlon rrezikun deri në 77% të të gjithë kancereve në gratë postmenopausal .
Ekzistojnë dy forma të ndryshme të vitaminës D: vitamina D2 (ergokalciferoli) dhe vitamina D3 (kolekalciferoli). Vitamina D2 fitohet nga bimët ndërsa D3 fitohet nga ekspozimi ndaj diellit nga trupi pasi është përpunuar nga mëlçia dhe veshkat .