Konsumimi i alkoolit, sharja dhe leximi janë vetëm disa nga shenjat e inteligjencës
Të gjithë e dimë se jo domosdoshmërish nxënësit me notat më të mira janë më inteligjentët.
Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë qenë duke i hulumtuar shenjat e inteligjencës, dhe studime të ndryshme i kanë zbuluar disa prej tyre, transmeton Telegrafi.
Për momentin, ekzistojnë shtatë shenja të vërtetuara nga shkenca se janë shenjë e inteligjencës.
P.sh., një nga shenjat është se inteligjentët rrallëherë ndiejnë monotoni. Ata nuk kanë nevojë për ndonjë aktivitet të caktuar specifik që të argëtohen sepse tërë kohën janë të zënë me idetë dhe mendimet e tyre.
Personat që janë më të mençur sesa ata me inteligjencë mesatare i pranojnë dështimet dhe mësojnë nga to sepse i shohin gabimet si mundësi për të mësuar diçka të re dhe për t’u avancuar personalisht e profesionalisht.
Sipas një studimi të vitit 2015, inteligjentët shajnë shumë, dhe fjalori i tyre në përgjithësi është më i pasur dhe më i gjerë.
Gjithashtu, inteligjentët kanë tendenca të qëndrojnë zgjuar më vonë. Ekspertët e kanë konstatuar këtë duke sugjeruar se inteligjentët flejnë më vonë pasi që duan t’i zgjerojnë limitet dhe aftësitë e tyre.
Ndër tjera, inteligjentët lexojnë shumë sepse e dinë që leximi i zgjeron njohuritë, e përmirëson kujtesën dhe aftësitë komunikuese.
Studimet kanë treguar se njerëzit që e pëlqejnë humorin e zi janë më inteligjentë, pasi që kuptimi i barsoletave që i përkasin kategorisë të humorit të zi janë detyrë komplekse e procedimit të informacioneve.
Në vitin 2012, shkencëtarët britanikë kishin zbuluar një lidhje mes niveleve të larta të inteligjencës dhe tendencës për përdorimin e drogave ilegaleve. Tani studime të shumta tregojnë se personat që konsumojnë alkool kanë shkallë më të larta të inteligjencës.