Pse kaq shumë të rritur [bebe të mëdha] jetojnë ende me prindërit e tyre?
Ky është një shkrim i botuar në fastcompany nga autori Charlie Sorrel, që vjen i përkthyer në shqip nga Periskopi. Edhe në vendin tonë vërehet një mungesë e thekshme e vetëdijes për pavarësi dhe pjekuri – ku e domosdoshme është të jetuarit vetëm, larg prindërve. Bebe të mëdha është një term i përdorur nga një politikan italian [bamboccioni] që përshkruan të rriturit mes moshës 18-32 vjeç që ende jetojnë me prindërit.
Shkrimi i plotë:
Ne tashmë e dimë se më shumë të rritur të rinj jetojnë në shtëpi me prindërit e tyre tash, se në çdo kohë qëprej 1870-s. Tash, falë të dhënave nga huadhënësja online Earnest, e dimë se këta njerëz rrinë në shtëpi.
Kjo kompani analizoi 60 mijë aplikacione të huave që të kishte një panoramë të rrethanave jetësore të aplikuesve, duke këqyrur më hollësisht në faktorët si gjinia, mosha, lokacioni dhe edukimi. Këto statistika të nxjerra nga Earnest treguan që 15% e aplikuesve të tyre jetojnë me prindërit, që është gjysma e numrit të të rriturve që jetojnë në shtëpi gjithsej.
Por të dhënat e Earnest poashtu shohin një proporcion të lartë të atyre të rriturve që qëndrojnë në shtëpi në zona me kosto të lartë të banimit, e kjo gjë ka kuptim.
Edhe mosha është një faktor me rëndësi, me gati gjysmën e të gjithë 18-22 vjeçarëve që qëndrojnë në shtëpitë e prindërve, me proporcionin që zbret vazhdueshëm kur arrihet mosha 50 vjeçare në vetëm 1%. Këta njerëz, dmth ky 1 përqindësh, ndoshta janë kthyer dhe nuk kanë qëndruar në shtëpi, për t’u përkujdesur për prindërit e stërmoshuar.
Shifrat e Earnest poashtu tregojnë përqindjet sa i përket shteteve. New Jersey ka më shumë të rritur që rrijnë në shtëpi se kudo tjetër: 35,5%. Nga 48 shtete të mbikëqyrura, Kentucky është në fund të listës, me vetëm 5,1% të të rriturve që jetojnë me prindërit. Kjo dallueshmëri gjeografike lidhet me koston e banimit në këto vende.
Në fakt, paraja – ose mungesa e saj – duket të jetë një faktor kyq në përcaktimin e asaj se kush jeton ende me prindërit. Nëse shohim tabelën, vërejmë që, për sa fitimet janë më të larta, gjasshmëria e të jetuarit me prindërit zbret. Megjithatë ka edhe disa veçanti. “Disa që jetojnë ende me prindërit fitojnë paga të larta që iu lejojnë të jetojnë të pavarur,” thotë raporti i Earnest. “Ashtu si grupet e vjetra në analizat e moshës, këta fitues të mëdhenj mund të jenë të rritur të vjetër në familjet e tyre që jetojnë me prindërit e tyre për t’iu dhënë, e jo për të marrë, ndihmë.”
E gjithë kjo analizë shqyrton edhe faktorë të tjerë të ndryshëm, por duhet të ndalemi te njëri specifikisht: diplomat universitare. Ata që kanë diplomuar për juridik kanë më shumë gjasa se të gjithë të tjerët që të largohen nga prindërit, kjo sepse avokatët paguhen goxha shumë. Në anën tjetër, ata që kanë studiuar psikologji dhe shkenca humane është më e mundshme të rrinë e të kalben në shtëpi, dhe kjo mund të ketë më pak të bëj me paratë sesa me faktin që ata ia arrijnë më lehtë që të durojnë prindërit, si njerëz shumë të vështirë për t’u duruar. Një surprizë e madhe është që të diplomuarit në shkenca kompjuterike dhe informatike janë të dytët në gjasat për t’u larguar nga shtëpia e prindërve. Më në fund, kjo e dekonstrukton mitin e nerdëve të kompjuterëve që jetojnë në bodrumin e prindërve.
Ky trend mund të mos jetë diçka që kalon shpejt. Në shumë vende të Evropës, lidhjet familjare janë të forta, dhe fëmijët është më e mundshme të jetojnë me prindërit e tyre deri në fund të të njëzetave, dhe me raste ndodh që edhe pas martesës. Është pjesërisht nevoja ekonomike që e mban gjallë këtë gjë, por ka qenë duke ndodhur për aq gjatë sa tashmë është bërë njëfarë elementi kulturor. Me të ardhmen ekonomike që duket e zezë ndoshta ëndrra e bebeve të mëdha që të gjejnë një punë të mirë, të blejnë një shtëpi dhe të krijojnë familje aty, do të mund të shihet si një gjë me fat në histori.