Studimi i ri mbi antidepresivët tërheq vëmendjen e pacientëve dhe mjekëve

Studimi i ri mbi antidepresivët tërheq vëmendjen e pacientëve dhe mjekëve

Një numri të madh njerëzisht, të cilët kanë probleme me shëndetin mendor duhet përshkruar barna, tregon një studim i ri.

Studimi i kryer nga shkencëtarët e Oksfordit, i cili është publikuar në revistën The Lancet, tregoi se mbi një milion vetë do të kenë dobi nga barnat e përshkruara, por kritikoi arsyet ideologjike të mjekëve, të cilave iu shmangen.

Të dhënat e 552 studimeve, ku morën pjesë 116.000 pacientë, treguan se  secili nga 21 antidepresivët kanë efekt më të mirë se sa placebo.  Antidepresivët e ri kanë në pak efekte të padëshiruara, derisa si bari më efikas në kuptimin e zvogëlimit të simptomave të depresionit është dëshmuar amitriptilini, bar i cili është zbuluar për herë të parë në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar, shkruan Independent.

“Ilaçet kundër depresionit përdoren në mënyrë rutinore anembanë botës, por ende flitet për efektivitetin dhe tolerancën e tyre”, shpjegon Jon Joanidis nga Stendord, i cili punon me një ekip hulumtuesish të udhëhequr nga Andre Cyprian.

“Ilaçet kundër depresionit mund të jenë një mjet efektiv për të trajtuar problemin kryesor, por kjo nuk duhet të nënkuptojë që antidepresivët duhet të jenë zgjidhja e parë në trajtim”, shton ai.

Gjithashtu, duhet të merret parasysh se studimi kryhet në bazë të shkaqeve dhe problemeve mesatare dhe nuk do të thotë se ai ka të njëjtin efekt mbi secilin pacient.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 300 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Edhe pse trajtimet farmakologjike dhe psikologjike janë të disponueshme, vetëm një nga gjashtë persona në depresion në vendet e pasura ka trajtimin e duhur.

Shpërndaje në: