Facebook-u kundër Demokracisë

Facebook-u kundër Demokracisë

BRUKSEL – Instagrami, një platformë e shpërndarjes së fotografive që zotërohet nga Facebook-u, së fundi iu nënshtrua kërkesës së qeverisë ruse për t’i fshirë postimet e liderit opozitar Alexey Navalny duke pretenduar se ishte sillur keq ndaj Sergei Prikhodko. Në një video në YouTube që i mblodhi gati 6 milionë shikues [e që është ende në qarkullim], Navalny tregoi që Prikhodko po shoqërohej me oligarkun Oleg Deripaska në një jaht në Norvegji, ku tha se kishte edhe mitosje.

Pasi u paraqit postimi i Navalnyt, Deripaska shkoi në rregullatorin e komunikimeve ruse Roskomnadzor për të kërkuar që Facebook-u ta fshinte atë postim, gjë që ndodhi menjëherë. Ky episod tashmë ka marrë shumë vëmendje, por edhe ka ndjellur kritika ndaj Facebook-ut. Dhe veç kësaj, ka pasur edhe mijëra raste tjera të ngjashme.

Në një kohë kur shumica e njerëzve i marrin lajmet nga mediat sociale, shtetet mafioze nuk e kanë pasur të zorshme që të cenzurojnë përmbajtjet e këtyre mediave që liderët e tyre i shihnin si dëmtuese të interesave të tyre. Por për demokracitë liberale, rregullimi i mediave sociale nuk është aq i thjeshtë, sepse kërkon prej qeverive që të sulmojnë balancin mes parimeve të ndryshme. Tekefundit, platformat e mediave sociale jo vetëm që luajnë një rol kyq si përçues të rrjesës së lirë të informacionit; ato poashtu janë vënë para kritikave të forta për dështimin që të policojnë përmbajtjet ilegale apo abuzive, kryesisht gjuhën e urrejtjes dhe propagandën ekstremiste.

Këto dështime kanë nxitur veprimin e shumë qeverive Evropjane dhe të Bashkimit Evropjan në vetvete. BE-ja tashmë ka lëshuar udhëzime për kompanitë e Internetit, dhe e ka kërcënuar me ndjekjen me legjislacionin formal nëse kompanitë nuk e përmbushin. Siç tha Robert Hannigan, ish drejtuesi i Agjencisë së Inteligjencës Britanike GCHQ, dritarja për kompanitë teknologjike që të reformojnë vetveten vullnetarisht shpejt po mbyllet. Në fakt, Gjermania tashmë e ka bërë një ligj që do të vendos xhoba të rënda ndaj këtyre platformave që nuk i largojnë përmbajtjet e përdoruesve ilegal brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Këto masa të vazhdueshme janë përgjigjje ndaj armatosjes së platformave të mediave sociale nga agjencitë e inteligjencës së shteteve joliberale dhe të grupeve ekstremiste që kërkojnë të përçajnë shoqëritë perëndimore me gjuhë të urrejtjes dhe dezinformata.

Specifikisht, ne tashmë e dimë që “Internet Research Agency” e cila lidhet me Kremlinin ka arritur të ushtrojë një ndikim të madh përmes një fushate të madhe në Facebook dhe Twitter që t’i rrisin shanset e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-s. Sipas Prokurorit Special të ShBA-ve Rober Mueller, 13 rusë dhe tri organizata, kishin ndikim të madh që ngritjen e tensioneve mes amerikanëve në vitin 2016 para zgjedhjeve, duke diskurajuar votuesit minoritar, që do t’i shkonin kandidates demokrate Hillary Clinton.

Gjetjet e Muellerit qartë ngrisin pyetje të rëndësishme rreth transparencës dhe mbrojtjes së institucioneve demokratike në epokën digjitale. Megjithëse e lejuan veten që të manipulohen nga veglat e operacioneve speciale të Kremlinit, shumica e platformave të mediave sociale ngurronin që të ofronin informacion te qeveritë demokratike dhe te publiku.

Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, Damian Collins e ka bërë një hetim ndaj ndërhyerjes ruse në referendumin e Brexitit më 2016, por kishte vështirësi që të merrte bashkëpunimin e Facebook-ut dhe Twitterit. Në dhjetor, ai e përshkroi përgjigjjen e Twitterit ndaj pyetjes së tij si “krejt e papërshtatshme.” Kjo është për keqardhje. Kur demokracia në vetvete është në rrezik, platformat e mediave sociale kanë përgjegjësi që të jenë transparente.

Për më shumë, nëse Rusia mund të ndërhyjë në proceset demokratike të ShBA-ve, vetëm imagjinoni se çka ka bërë në Evropë, ku ende nuk e dimë se kush i financoi disa prej reklamave të fushatave në zgjedhjet e fundit nacionale dhe në referendume. Dyshoj që vetëm e kemi prekur sipërfaqen kur vjen puna te ekspozimi i një ndërhyrjeje të jashtme në institucionet dhe proceset tona demokratike. Duhet të jemë më të përgatitur, sepse zgjedhjet parlamentare evropjane do të mbahen në Maj të 2019-s.

Gjigantët deknologjikë, nga ana e tyre, do të vazhdojnë të pretendojnë që vetëm po shpërndajnë informaicone. Në fakt, ata veprojnë si publikues/botues, dhe duhet të rregullohen përshtatshëm – dhe jo veç si publikues/botues, por gjithashtu si distributorë gati-monopolizues.

Që të jemi të sigurtë, cenzura dhe manipulimi i informacioneve janë po aq të vjetra sa vetë lajmet. Por tipi i një lufte hibride të sponzoruar nga shteti që është në shfaqje sot është diçka krejt e re. Fuqitë armiqësore e kanë kthyer Internetin tonë të hapur në një pellg dezinformatash, shumica prej të cilave shpërndahen nga përdorues të kontrolluar që shumica e platformave mund t’i shmangnin pa e minuar debatin e hapur.

Kompanitë e mediave sociale e kanë fuqinë që të ushtrojnë ndikim domethënës në shoqëritë tona, por ato nuk kanë të drejtë të vendosin rregullat. Ai autoritet iu përket institucioneve tona demokratike, të cilat janë të obliguara të sigurojnë që kompanitë e mediave sociale sillen më përgjegjshëm sesa që po e bëjnë tash.

Përktheu nga Periskopi: Periskopi |

Shpërndaje në: