Mitsubishi Evo mund të rikthehet, por jo si ishte dikur (Foto)
Suksesi i makinave crossover dhe SUV, është fajtori për këto ndryshime
Për një kohë të gjatë, Mitsubishi Evolucion konsiderohet si i larguar përgjithmonë nga prodhimi, transmeton Telegrafi. Meqenëse është shtuar popullariteti i makinave SUV edhe Mitsubishi po i përshtatet ndryshimeve, duke konsideruar se veturat sportive më nuk janë të kërkuara. Në anën tjetër, adoptimi i kupesë sportive Eclipse, si një crossover doli të jetë shumë më i suksesshëm. Për fat të keq, Evo pritet ta ketë të njëjtin fat. Po që se ndonjëherë vendoset të hyjë në prodhim, do të pësojë ndryshime rrënjësore dhe adoptime të mëdha, të cilat janë larg dukjes që e mbajmë në mend.
Lance Bradley, që është menaxheri i kompanisë për Britani të Madhe, i është përgjigjur gazetarëve, kur u pyet për të ardhmen e Evolucion. “Nuk kemi asnjë plan për momentin, por çdo gjë është e mundur – asgjë nuk është vendosur, asgjë nuk është larguar” ka thënë Bradley. Mirëpo, ai ka shtuar se nuk mund të jetë sikur ishte më parë, pasi kërkesa e tregut ka ndryshuar në masë të madhe, si dhe dëshira për më shumë teknologji dhe luks.
“Po që se do kthenim ndonjë veturë, sipas të gjitha gjasave sot ë jetë Evo, por larg dukjes së dikurshme” ka shtuar më tej Bradley. Duke e konsideruar si një makinë ikonë, ai ka thënë se shumë njerëz janë të lidhur emocianalisht me të, ndërsa kthimi me ndryshime do të ishte zhgënjim, ndërsa ka nënvizuar se më mirë është që disa gjëra të mesin ashtu si ajnë. I limituar në vetëm 1,600 njësi, Evolucioan është lansuar për herë të fundit si edicion final para tri vitesh. /Telegrafi/