Periudha e vitit kur ndodhin më së shumti sulme në zemër

Periudha e vitit kur ndodhin më së shumti sulme në zemër

Hulumtimi më i ri i publikuar në Journal of the American College of Cardiology, tregon se medicina moderne me sukses ka arritur të rrisë nivelin e shpëtimit të njerëzve me sulme në zemër gjatë fundjavës nga 16 për qind në 25,2 për qind – madje edhe ka arritur të rrisë shkallën e shpëtimit të pacientëve nga 11,9 në 21,9 për qind, në periudhën 2000 deri 2014.

Revista British medical publikoi një hulumtim të kryer në më shumë se dy milionë pacientë nga SHBA, Kanada dhe Evropa, sipas të cilit vdekshmëria në mesin e atyre që përfunduan në spital për shkak të sulmit në zemër ishte 5 për qind më e lartë se ata që pësuan goditje gjatë natës ose në vikend.

Nëse kësaj i shtohet raport i fundit i Federatës Botërore të Kardiologjisë, ku 80 për qind të vdekjeve të parakohshme për shkak të sëmundjeve të zemrës dhe të gjakut mund të evitohen, si dhe fakti që shumë njerëz pësojnë goditje të heshtura të zemrës, bëhet e qartë se sa e rëndësishme është t’iu sqarohet qytetarëve se si të njohin simptomat e sulmit në zemër.

“Simptomat kryesore ose tipike të një sulmi në zemër janë dhimbja e kraharorit që pacientët shpesh përshkruajnë si ngushtësi ose presion. Mund të përhapet në të majtë ose në sup, rrallë në anën e djathtë ose në të dyja duart, nofullat ose në shpinë. Të sëmurit zakonisht në ato momente janë të zverdhur.

Vlerësohet se nga sulmet në zemër deri në vitin 2030 në botë do të vdesin madje 23,6 milionë njerëz.

Shpërndaje në: