Një mësim për emigrimin nga Pablo Neruda
Kili, si shumë vende tjera, ka debatuar nëse duhet t’i mirëpres emigrantët – shumica nga Haiti, Kolumbia, Peruja dhe Venezuela – apo t’i dëbojmë. Megjithëse vetëm pesëqind mijë emigrantë jetojnë në kombin tonë prej 17,7 milionësh, politikanët e së djathtës e kanë mbjellur një sentiment antiemigracion, duke kundërshtuar shkallën në ritje të emigrantëve në dekadën e kaluar dhe duke e drejtuar veçanërisht ndaj atyre nga Haiti.
Emigracioni ishte një çështje madhore në zgjedhjet e këtushme në Nëntor dhe Dhjetor. Fitues ishte Sebastian Pinera, 68 vjeçar i qendrës së djathtë, miliarder që ishte president nga viti 2010 deri më 2014. Zoti Pinera i fajësoi emigrantët për delinkuencë, trafikim droge dhe krim të organizuar. Ai përfitoi nga mbështetja e Jose Antonio Kast, një politikan i të djathtës ekstreme që po bënte fushatë për të ndërtuar barriera fizike gjatë kufirit me Perunë dhe Bolivinë për të ndaluar emigrantët.
Kilenët nuk janë të vetmit që janë përballë ksenofobisë dhe nativizmit, por do të bënim mirë që të kujtonim vetë historisë tonë, e cila ofron një model sesi duhet të sillemi kur konfrontohemi me të huaj që kërkojnë strehë.
Më 4 gusht të 1939-s, Winnipeg-u u nis për në Kil nga porti francez i Pauillacut me më shumë se 2 mijë refugjatë që kishin ikur nga atdheu i tyre në Spanjë.
Disa muaj më herët, Francisco Franco – i ndihmuar nga Mussolini dhe Hitleri – i kishte mposhtur forcat qeveritare të Spanjës të zgjedhura në mënyrë demokratike. Fashistët e sollën një valë të dhunës dhe vrasjeve.
Mes qindra apo mijëra mbështetësve të dëshpëruar të Republikës së Spanjës që i lanë Pirinejet për të kaluar për të ikur nga ajo dhunë, ishin burra, gra e fëmijë në bordin e Winnipegut që arritën muaj më vonë në portin kilen të Valparaisos.
Personi përgjegjës për shpëtimin e tyre ishe Pablo Neruda, i cili, në moshën 34 vjeçare, tashmë konsiderohej si një poet i madh kilen. Prestigji i tij më 1939 ishte me të vërtetë mjaftueshëm domethënës për të që të ishte i aftë ta bindte presidentin kilen, Pedro Aguirre Cerda, që ishte imperative për vendin e tij të vogël që t’iu ofronte azil atyre që ishin keqtrajtuar në Spanjë.
Kjo jo vetëm që do të vendoste një shembull humanitar,thoshte Neruda, por poashtu do t’i mundësonte Kilit një ekspertizë aq të nevojshme të huaj e poashtu edhe talent që të nxiste zhvillimin. Presidenti u pajtua dhe autorizoi lëshimin e disa vizave, por poeti vetë u mor me gjetjen e fondeve për udhëtimet e shtrenjta të emigrantëve për ushqim, dhe për qëndrimin në gjashtë muajt e parë në vend. Dhe Neruda, derisa ishte në Francë duke koordinuar operacionin, merrej me sigurimin që emigrantët të kishin shkathtësitë më të mëda teknike dhe karakterin moral të pathyeshëm.
Duhej goxha kurajë për Presidentin Aguirre Cerda që të mirëpriste refugjatët spanjollë në Kil. Vendi ishte i varfër, ende duke vuajtur nga pasojat e rënda të Depresionit, me një shkallë shumë të lartë papunësie – dhe sapo e kishte pësuar një tërmet shkatërrues që i kishte vrarë 28 mijë vetë dhe i kishte lënë shumë të tjerë të lënduar e pa shtëpi.
Fushata nativiste e ashpër e partive dhe mediumeve të saj, duke nuhatur shansën për të sulmuar qevrinë e Frontit Popullor të presidentit, e paraqiti një perspektivë të azilkërkuesve s i”të padëshirueshëm”: dhunues, kriminelë, agjitatorë të antikrishterë prezenca e të cilëve, sipas një editoriali shovinist në gazetat konservatore të Kilit, do të ishte si “i papajtueshëm me qetësinë sociale dhe me mënyrat më të mira.”
Neruda kuptoi se do të ishte më lirë që të merrte një amoke dje ta mbushte me refugjatë sesa t’i dërgonte një familje pas tjetrës në Kil. Winnipegu ishte i lirë në atë kohë por meqë ishte një anije ngarkese duhej të rinovohej që t’i akomodonte 2 mijë pasagjerë.
Me vullnetarë nga Partia Komuniste Franceze që punonin për ta bërë gati anijen, Neruda mblodhi donacione nga e gjithë Amerika Latine – dhe nga miq si puna e Pablo Picassos – për të financuar ndërmjet jashtëzakonisht të shtrenjtë. Koha ishte e shkurtër: Evropa po lëngonte për luftë, dhe burokratët në Santiago dhe Paris po e sabotonin përpjekjen. Me vetëm gjysmën e keshit në duar një muaj para se anija të bëhej gati për t’u nisur, një grup amerikanësh papritmas ofruan që të mbulonin pjesën e mbetur të fondeve.
Nga e gjithë kjo, Neruda ishte mbushur nga dashuria e tij për Spanjën dhe nga dhembshuria për viktimat e fashizmit, përfshirë edhe atë të shokut të tij më të mirë, poetit Federico Garcia Lorca i cili ishte vrarë nga skuadrat e vdekjes fashiste më 1936.
Si konsull i Kilit gjatë viteve të para të Republikës Spanjolle, Neruda ishte dëshmitarë i bombardimeve në Madrid. Shkatërrimi i qytetit që e donte dhe sulmet mbi kulturën dhe lirinë ia ndryshuan drastikisht jetën dhe tiparet letrare.
Pas rënies së Republikës, ai deklaroi, “Betohem se do të mbrojë deri në vdekje atë që është vrarë në Spanjë: të drejtën për lumturi.” Nuk është për t’u habitur që ai e mbante Winnipegun të ketë qenë poema më e bukur”.
Dhe kur kjo ‘poemë’ e mahnitshme, gjigante, lundruese e tij, pas një udhëtimi të rrezikshëm arriti në Valparaiso, pasagjerët e saj – pavarësisht protestave nga nacionalistët e së djathtës dhe simpatizuesit e Nazistëve – morën një mirëpritje si të kishin qenë heronj.
Duke pritur të mbijetuarit e varfër të legjioneve të Franco-s ishte reprezentuesi personal i Presidentit Aguirre Cerda – ministri i shëndetësisë, doktori i ri i quajtur Salvador Allende. Turma e gëzuar e mbledhur aty, këndonte këngë spanjolle të rezistencës, dhe i përshëndeste refugjatët, disa prej të cilëve i kishin lënë punët e tyre.
Refugjatët që kishin mbërritur në breg do të ndihmonin në ndërtimin e një Kili më prosperues e më të hapur. Ata përfshinë historianin Leopoldo Castedo, pastaj Mauricio Amsterin, dramaturgun dhe eseistin Jose Ricardo Morales, dhe piktorët Roser Bru dhe Jose Balmes.
Gati 80 vjet më vonë, diçka e ngjashme na shqetëson neve në Kil dhe kahmos. Ku janë presidentët që i mirëpritën refugjatët krahëhapur pavarësisht shpifjeve të ashpra kundër tyre? Ku janë Nerudat, gati të ndihmojnë në anijet dhe në mbrojtjen e të drejtës për lumturi?
The New York Times | Periskopi