Momenti i Jordan Petersonit

Momenti i Jordan Petersonit

Miku im Tyler Cowen thotë që Jordan Peterson është intelektuali më influencues publik në botën Perëndimore aktualisht, dhe që në një mënyrë ka të drejtë. Peterson, një psikologjist i Universitetit të Torontos, e ka gjetur shtëpinë e tij të vërtetë në YouTube, ku videot e tij i kanë marrë më shumë se 40 milionë shikime.

Në videot e tij, ai analizon tekstet klasike dhe biblike, shqyrton politikat identitare dhe korrektësinë politike [Political correctness] dhe, më e rëndësishmja, ofron leksione të ashpra atërore për të rinjtë mbi atë se si të jenë më të ndershëm, më të drejtë dhe më me vetëdisiplinë – se si të rritemi dhe të marrin përgjegjësi për jetët e tyre.

Prindërit, universitetet dhe etërit e shoqërisë kanë dështuar krejtësisht që t’iu japin të rinjëve dije praktike, më kërkuese dhe reale në mënyrën sesi të jetojnë. Peterson po e mbushë zbrazëtinë.

Por, çka është më interesante për popullaritetin e Petersonit, veçanërisht në suksesin e librit të tij të ri, “12 rregulla për jetën,” është ajo që thotë për gjendjen e djemve të rinj në ditët e sotme. Lexuesit e paramenduar të veprës së tij janë burra pa ndjenjën e atësisë, të vetmuar, që lundrojnë në një vakuum kaotik moral, vazhdimisht të poshtëruar e të kapërcyer nga gratë, të ndjekur nga dhimbja dhe vetëpërbuzja. Deri në një shkallë, Petersoni ofron trajnim ngulmues për burrat të cilat shoqëria po provon t’i kthejë në fjollëbore të zhburrëruara.

Peterson iu jep atyre shansën që të jenë të fortë. Ai inspiron idealizimin e tyre duke iu thënë që jeta është e zorshme. Botëkuptimi i tij fillon me besimin që jeta është në thelb një varg garash të pamëshirshme dominance. I forti merr fitimet ndërsa i dobëti bëhet i butë, i panjohur dhe i padashur.

Për shumicën e historisë Perëndimore, argumenton ai, Krishterimi e përmbajti prirjen njerëzore drejt barbarizmit. Por zoti vdiq në shekullin e 19, dhe dogma dhe disiplina e krishterë vdiq bashkë me të. Kjo n’a dha neve periudhën e ideologjisë, periudhën e fashizmit dhe komunizmit – dhe me të, Auschwitzin, Dachau-n dhe gulagun.

Që nga atëherë ne kemi provuar një mënyrë tjetër që të shtrojmë racën. Qëkur shumica e konflikteve kanë të bëjnë me vlerat, ne vendosëm të mos kemi më vlera. Ne e përqafuam relativizmin dhe tolerancën. E mohuam natyrën e vërtetë të njerëzimit dhe naivisht pretenduam që secili është i mirë. E mira është se nuk e kemi dhënë veten; e keqja është se jetojmë në një botë pa norma, pa kuptim dhe me kaos.

E gjithë jeta është një pikë e ndërmjetme – thotë Peterson – mes rregullit dhe kaosit. Kaosi është mbretëria pa norma dhe rregulla. Kaosi, shkruan ai, është “terri i papenetrueshëm i një shpelle dhe aksitentit ndanë rrugës. Është nëna e thinjur, me shumë dhembshuri për këlyshët e saj, që iu mban si një grabitqar dhe që iu thyen e iu bën copa-copa. Kaosi, femininja e përjetshme, është poashtu forca përplasëse e seleksionit seksual. Gratë janë lëndë zgjedhëse… Shumica e burrave nuk i përmbushin standardet femërore njerëzore.”

Jeta është vuajtje, përsërit Peterson. Mos u bëni budallenj nga optimizmi naiv i ideologjisë progresive. Jeta ka të bëj me luftën e pamëshirshme dhe me dhimbjen. Instinkti juaj kërkon që të ankoheni, të luani viktimën, e të kërkoni hakmarrje.

Petersoni iu thotë të rinjëve të mos e bëjnë atë gjë. Ngrituni përmbi kulturën e viktimizimit. Mos u ankoni. Mos i fajësoni të tjerët dhe mos kërkoni hakmarrje. “Individi duhet ta drejtojë jetën e tij ose saj në një mënyrë në të cilën kërkon refuzimin e kënaqjes së menjëhershme, dëshirave natyrore e perverse.”

Në vend të kësaj, zgjedhni disiplinën, kurajon dhe vetësakrificën. “Të qëndroni drejt me shpatullat në shpinë është të pranosh përgjegjësinë e tmerrshme për jetën.” Kurrë mos gënjeni. I thoni shefit tuaj atë që përnjëmend e mendoni. Bëhuni strikt me fëmijët tuaj. Largoni shokët që s’iu bëjnë mirë. Çlirohuni nga nëna në nevojë që iu kontrollon.

Shumica e këshillave të Petersonit më tingëllojnë si këshilla banale e të paqarta. Si Hobbesi dhe Nietzsche para tij, ai duket se e imagjinon një univers tepër brutal, thuaj pa dashamirësi, bukuri, tërheqje dhe dashuri. Recepti i tij për vetëpërmirësimin është vetmia, shkëputja nga relacionet dhe shkëputja nga emocionet. Do të thoja që jetët e të rinjëve do të përmirësoheshin më shumë përmes lidhjeve dashurore sesa përmes thirrjes së trishtë e të pahijshme të Petersonit për vetë-sakrificë.

Por theksimi në forcën e vullnetit, thirrja për forcë dhe vetërespekt – e gjithë kjo prekë nevojën e audiencës së tij. Ai nuk kënaqet. Peterson vazhdon tej: “Ndaluni së bëri atë që e dini se është gabim… thoni vetëm ato gjëra që iu bëjnë të fortë. Bëni vetëm ato gjëra për të cilat mund të flisni me nderim.”

Dhe Petersoni personifikon virtytet e forcës dhe kurajos. Videoja e fundit e tij që u bë virale, me mbi katër milionë shikime, është një intervistë që bëri me Cathy Newmanin në Channel 4 News. Newman ndjeu se kishte diçka përçarëse në ortodoksinë profresive të botëkuptimeve të Petersonit, por nuk mund të thoshte se ku qëndronte kjo përçarje. Kësisoj, siç ka vënë re Conor Friedersdorf për The Atlantic, ajo bëri atë që shumë njerëz bëjnë gjatë argumentimit këto ditë. Në vend se ta dëgjonte Petersonit, ajo thjesht e shtrembëroi, e tejthjeshtoi dhe i riformuloi pikëpamjet e tij që të dukeshin fyese dhe karikaturore.

Petersoni me qetësi e korrigjoi dhe i rrëzoi fjalët e saj. Është konfrontimi më shkatërrues i njëanshëm që do të shihni ndonjëherë. Ai më kujtoi mua të riun William F. Buckley.

Mënyra e Petersonit është shumë e vrazhdë, por është një mënyrë idealiste – dhe për miliona të rinj, doli të ishte antidota perfefekte për koktejin e llastuar dhe për akuzat me të cilat janë rritur.

Përktheu nga The New York Times, Periskopi

Shpërndaje në: