Më 2018 lansohet Land Rover Defender i ri
Mësohet se kjo veturë e destinuar për terrene të vështira, do të ketë arkitekturë alumini të bazuar në Discovery, Range Rover dhe Range Rover Sport, transmeton Telegrafi.
Por, nuk do të jetë e ngjashme me Evoque apo Discovery Sport.
Mësohet se dizajni është finalizuar, ndërsa inxhinierët janë duke i testuar disa nga pjesët që e vënë në lëvizje veturën.
Ky Land Rover pritet të ketë ndryshime të mëdha, që do të pranohen menjëherë nga entuziastët e këtij brendi. /Telegrafi/