Ngrënia e ushqimit të shpejtë apo të ngadaltë, cila është më e mira për shëndetin? Përgjigjen shkencëtarët

Ngrënia e ushqimit të shpejtë apo të ngadaltë, cila është më e mira për shëndetin? Përgjigjen shkencëtarët

Ngrënia e shpejtë mbase është më e mirë në efikasitetin e kohës por në organizmin tuaj ndikon në mënyrë negative.

Sipas një studimi në kërkim të diabetikëve të tipit 2, ngrënia ngadalë mund të ndihmojë në parandalimin e obezitetit, ku kërkuesit kanë gjetur një lidhje të ngushtë me belin dhe indeksin e masës trupore.

“Ndërhyrjet që synojnë ndryshimin e shprehive të ngrënies, siç janë iniciativat dhe programet arsimore për të reduktuar shpejtësinë e ngrënies, mund të jenë të dobishme në parandalimin e obezitetit dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve jo të transmetueshme,” shkruajnë autorët, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Studimi i fundit nuk është i pari që sugjeron se marrja e një ritmi të qetë në tryezën e darkës mund të jetë e dobishme: pjesë të ndryshme të punës kanë lënë të kuptohet se ata që hanë shpejt kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë, kanë refluks acidik dhe kanë sindromin metabolik.

Studimi i fundit i publikuar në revistën “BMJ Open” nga hulumtuesit në Japoni, duke parë të dhënat e mbledhura përmes kontrolleve shëndetësore dhe kërkesave nga më shumë se 59, 700 individë si pjesë e planeve të sigurimit shëndetësor, me të dhëna që variojnë nga viti 2008 deri në mesin e vitit 2013.

Si pjesë e kontrollit shëndetësor, pjesëmarrësisht kanë pasur për detyrë t’i përgjigjen shtatë pyetjeve rreth stilit të jetës së tyre, përfshirë edhe ngrënien e ushqimit në mënyrë të shpejtë, normal apo të ngadaltë.

Rezultatet tregojnë se 21.5% e grupit të ngadaltë të të ushqyerit ishin të trashë, në krahasim me pothuajse 30% të grupit me shpejtësi normale dhe 45% të grupit të ushqimit të shpejtë.

Ndërsa ngrënësit e ngadaltë kishin një masë trupore mesatare prej pak më shumë se 22, ngrënësit normalë kishin një mesatare të masës trupore prej 23.5, dhe ngrënësit e shpejtë kishin një masë trupore mesatare prej rreth 25, ndërsa perimetri i belit u gjet gjithashtu të rritet me ritmin më të shpejtë të ngrënies./Periskopi/

Shpërndaje në: