Frutat dhe perimet e vjeshtës që iu ndihmojnë të dobësoheni

Frutat dhe perimet e vjeshtës që iu ndihmojnë të dobësoheni

Stina ka ndryshuar jemi në vjeshtë, dhe në fakt në periudhën me shumë ngjyra te vitit, tonalitete të ngrohta që veshin peizazhin përreth nesh dhe natyra na ofron një spektakël unik. Edhe produktet e tokës ndryshojnë, fruta dhe perime te reja qe i vëmë në tavolinën tone për të na ndihmuar të reduktojmë kaloritë apo për të tretur sa më mirë kaloritë e tepërta. Shpesh disa prej tyre nënvlerësohen.

Rrushi

Zakonisht është një frutë shume i ëmbël i cili shpesh eliminohet nga dietat, por mund te jete një ushqim i shkëlqyer për pastrim, nëse futet ne një diete te balancuar, rrushi është perfekt për te pastruar organizmin dhe për te ndihmuar ne dobësim.

Panxhari

Mbase një perime jo shume i pëlqyeshëm por i cili mund te ndihmoje dietën tone. Nuk përmban yndyra dhe është i përberë me se shumti nga uji. Raporti i tij kalorik (84 kalori për 100 gr) mund te duket shume, por fale fibrave, ai jep një ndjesi ngopjeje ne krahasim me shume perime te tjera. Përdoreni si përbërës ne gatime, ne sallata, panxhari gjithashtu përmban dhe shume antioksidant.

Brokoli

Perime i cili vjen me se shumti ne vjeshte, por prodhimi i tij vazhdon edhe ne dimër, absolutisht duhet te futet ne diete për përmbajtjen e tij me kripëra minerale (hekur dhe potas) por edhe për përmbajtjen e tij me shume fibra. Ka një raport kalori-peshe shume te favorshme, për çdo 100 gr përmban vetëm 34 kalori.

Shega

Një frutë te cilin e gjejmë me se shumti ne këtë periudhe, shega ka një nivel te larte te vitaminës C dhe shume antioksidant dhe kripëra minerale por edhe magnez. Është mire ta bëni pjese te dietës, është perfekt edhe për te pire lëngun.

Dardha

Frutë vjeshteror, ka një përqendrim te larte te fibrave dhe shija e saj e ëmbël kompenson dëshirën për sheqer e cila mund te shfaqet gjate dietës. Përbërja e saj natyrale ndihmon për ti dhënë stomakut një ndjenje ngopjeje. Sidoqoftë, dardha përmban 57 kalori për 100 gr dhe përmban kripëra minerale, potas dhe kalcium.

Molla

Edhe molla luan një rol te rëndësishëm ne një diete. Qofte për kaloritë e saj (52 kalori për 100gr) por edhe për përmbajtjen e larte te retinolit i cili ndihmon për te na mbajtur te rinj. Sigurisht, molla duhet konsumuar bashke me lëkurën, ne fakt atje gjenden me shume përbërës anti tumoral duke konfirmuar dhe thënien ” një molle ne dite mban mjekun larg”. Molla ka një përmbajtje te larte anti oksidantësh te cilat ngadalësojnë plakjen e fizikut tone. Kështu qe përveç se na dobëson, ky frutë na mban edhe te rinj.

Shpërndaje në: