Samsung me smartfon të ri për vitin 2017
Thashetheme dhe lajme të ndryshme në lidhje me këtë smartfon kanë dalur në qarkullim ditëve të fundit dhe ne ju sjellim gjithçka që është bërë e ditur.
Dizajni:
Pamjet e paraqitura në lidhje me dukjen e këtij smartfoni janë reale dhe thuhet se është hartimi përfundimtar i Galaxy X. Ai përbëhet nga dy sipërfaqe që palosen duke u larguar nga format që kishin smartfonët e mëparshëm, transmeton lajmi.net
Smartfoni do të jetë i pajisur me dy kamera të teknologjisë së avancuar, ndërsa ekrani thuhet se do të jetë më i miri që Samsung ndonjëherë e ka aplikuar në ndonjë smartfonë.
Është e rëndësishme të thuhet se pamjet kishin dalur qysh në nëntor, por vetëm tani janë bërë publike.
Ndërsa është bërë e ditur se kjo paisje do të jetë ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i shohim./lajmi.net