Eksplodon edhe një tjetë iPhone

Eksplodon edhe një tjetë iPhone

Galaxy Note 7 pas një gabimi gjatë prodhimit të tij – bateria eksplodonte nga mbinxehja, derisa kompania është treguar e shpejtë me përmirësimin e gabimit dhe zëvendësimin e paisjeve me të tjera të njejta pasi e rregulluan këtë problem, transmeton lajmi.net

Por, tani vëmendja qëndron tek gjigandi tjetër i prodhimit të smartfonëve, Apple.

Ne para pak ditësh pamë një iPhone 7 që kishte shpërthyer, bateria e një iPhone 7 plus ishte fryrë por nuk kishte shpërthyer, një iPhone 6 i cili gati sa nuk shpërtheu në flakë, ndërsa tani kemi një smartfon 6s i cili ka shpërthyer.

Një lexues ka treguar për ‘Phone Arena’ se ishte me shokët e tij kur iPhone i tij – 6s ishte mbuluar nga flaka, derisa xhinset e tij ishin djegur dhe djaloshi kishte pësuar djegie të shkallës së dytë në pjesën e majtë të trupit dhe gishtin e tij tregues.

Djaloshi kishte biseduar me Apple dhe shpreson se ata do ta zëvendësojnë smartfonin e tij.

Apple gjithashtu dëshiron të dijë arsyen se pse ka shpërthyer iPhone dhe eventualisht të lokalizojë ndodhitë e tilla tek konsumatorët./lajmi.net

Shpërndaje në: