Studimi: Personat me akne vuajnë nga depresioni për shkak të turpit

Studimi: Personat me akne vuajnë nga depresioni për shkak të turpit

Personat që vuajnë nga aknet, rreth dy të tretat prej tyre janë më të rrezikuar të kenë depresion se sa personat e tjerë.

Një studim ka gjetur se rritja e depresionit fillon të shfaqet në vitin e parë pasi diagnostikohet gjendja e lëkurës.

Pothuajse 1 në 5 persona me akne kanë pasur depresion, dhe 1 në 10 kanë humbur punën e tyre, thuhet sipas një studimi, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Studimi i ri ka analizuar më shumë se 134, 000 britanik dhe ka gjetur se 63 për qind e tyre kanë pasur shenja të depresionit. Mosha e pjesëmarrësve ka qenë shtatë deri në 50 vjeç.

Sipas tyre, aknet më shumë prekin femrat se sa meshkujt.

Autorja kryesore e studimit, Dr. Isabelle Vallerand nga Universiteti i Calgaryt në Kanada, tha “Aknet duhet të kenë një efekt të madh në vetëvlerësimin e pacientëve që jetojnë me këtë gjendje.”/Periskopi/

Shpërndaje në: