Mund të mos jetë gripi: Ja arsyeja pse ju dhe fëmijët tuaj jeni pa qejf

Mund të mos jetë gripi: Ja arsyeja pse ju dhe fëmijët tuaj jeni pa qejf

Hundë të bllokuara, kollë, fyt i acaruar, probleme me frymëmarrjen, temperaturë, dhimbje koke, diarre: nëse keni ndjerë këto simptoma në mes të dimrit, me siguri po hamendësoni se është gripi dhe keni zënë shtratin. Por mendohuni edhe njëherë.

Një tjetër familje virusesh, njohur si ‘adenoviruse’ shpesh imitojnë sëmundjen e zakonshme sezonale. Ndonëse janë të ngjashme, ka dallime mes tyre.

Adenoviruset, ndryshe nga gripi, nuk janë sezonale dhe mund të prekeni disa herë gjatë vitit. Ekziston një vaksinë për adenoviruset, por është e disponueshme vetëm për ushtarakët.

Adenoviruset prekin zakonisht fëmijët dhe transmetohen nëpërmjet frymëmarrjes apo teshtimave dhe kontaktit direkt me një person të prekur, apo me sipërfaqe dhe objekte ku jetojnë adenoviruse. Simptoma të tjera të këtij infeksioni janë sytë e skuqur, shqetësimet me e zorrës dhe stomakut, infeksionet në veshka dhe bronshiti, ndërsa disa njerëz zhvillojnë pneumoni.

Simptomat e adenovirusit zgjasin 10 ditë dhe për pjesën më të madhe të pacientëve marrja e mjekimeve në shtëpi mund të jetë i vetmi trajtim i nevojshëm

Mjekët thonë se nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Adenoviruset shkaktojnë disa infeksione, por nuk janë aq serioze sa gripi.

Burimi: The Independent

Shpërndaje në: