MSH-ja siguron 50 mijë vaksina kundër gripit sezonal
Ministria e Shëndetësisë dëshiron të informojë qytetarët se që prej javës së kaluar ka filluar që në institucionet të Kujdesit Parësor Shëndetësor, në njësitë e vaksinimit të tyre, të bëhet shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal, sipas programit dhe kalendarit të vaksinimit të hartuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Me qëllim të parandalimit të gripit, sidomos te grupet më të ndjeshme siç janë të moshuarit dhe fëmijët, nga MSh janë siguruar mbi 50.000 mijë vaksina, përfshirë këtu edhe dozat për fëmijë, të cilat janë vënë në dispozicion të qytetarëve.
MSh i siguron qytetarët se do të ketë vaksina të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal për kategoritë më të ndjeshme dhe i inkurajon qytetarët që të vaksinohen në Njësitë e vaksinimit në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat e tyre.
Në mënyrë simbolike, një grup i qytetarëve të moshuar janë vaksinuar të hënën në IKSHP, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të moshuarve./Indeksonline/