Studim: Rrezatimi i telefonave shkakton disa llojë të kancerit

Studim: Rrezatimi i telefonave shkakton disa llojë të kancerit

Rrezatimi që vjen nga telefonat përbën rrezik për disa lloje të kancerit të një pjesë e njerëzve.

Kështu tregojnë të dhënat preliminare të një studimi madhor të realizuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetësisë.

6% e minjve meshkuj të ekspozuar nga rrezatimi i njëjtë që emetojnë telefonat celular, ndonëse në intensitet më të lartë, kanë zhvilluar një tip të kancerit në zemër të quajtur “schwannoma”.

Ky studim është më i madhi i realizuar në kuadër të programit për toksikologji, që lidhet me efektet e rrezatimit të telefonave.

Autorët kanë thënë që ka nevojë edhe për shumë studime të mëtejme për të qartësuar se a përbën rrezik për kancer rrezatimi i telefonit, megjithatë të dhënat preliminare kanë krijuar bazën për brengosje.

Shpërndaje në: