Ericsson lë pa punë 3 mijë punëtorë

Ericsson lë pa punë 3 mijë punëtorë

Sipas tyre, gjithë kjo vjen në vazhdën e planit global që deri në vitin 2017 të ulë shpenzimet për një miliard dollarë.

Kompania suedeze e cila vetëm në Suedi ka të punësuar rreth 16.000 njerëz, ka njoftuar se kursimet do të realizohen në të gjitha segmentet e biznesit, përfshirë marketingun, drejtorinë si dhe sektorin për kërkimet dhe zhvillimin.

Për lëshimet nga puna kompania fajëson “ndryshimet teknologjike”.

Megjithatë, kompania tha se në tre vitet e ardhshme do të punësojë 1.000 njerëz në sektorin për kërkime dhe zhvillim në mënyrë që të përmbushur nevojat e teknologjisë së re dhe rritjen e portofolit softwerik.

Shpërndaje në: