Renault prezanton modelit të pazakontë “Trezor” (Foto)
Kompania franceze e ka prezantuar konceptin e modelit të pazakontë, që nuk ngjanë me makinat që i shohim çdo ditë.
Trezor është një veturë pa dyer, por që i hapet pjesa e sipërme së bashku me xhamin e përparmë, transmeton Telegrafi.
Ky Renault e ka një trup shumë të gjatë, me kapak të gjerë dhe të rrumbullakuar, ndërsa pjesa e pasme ka një përfundim të mprehtë.
Të çarat në pjesën e përparme, hapësira në vend të grillit, lakesat dhe kryesisht xhami me ngjyrë të kuqe, bëjnë që kjo makinë të duket sikur të jetë nga ndonjë planet tjetër.
E tëra që dihet është se kjo veturë do të jetë elektrike, ndërsa nuk bëhet e ditur ndonjë datë e përafërt se kur do të lansohet. /Telegrafi/